Bimët me veti shëruese, burim shumë i rëndësishëm për mbrojtjen e shëndetit

Përdorimi i bimëve me veti shëruese ka qenë dhe vazhdon të jetë burim shumë i rëndësishëm për mbrojtjen e shëndetit. Shumë prej këtyre bimëve përdoren në forma të ndryshme, qofshin ato tradicionale apo industriale. Duke filluar nga rrënjët, kërcelli, gjethet dhe lulet secilat nga këto pjesë, varësisht nga bima tregojnë efektet e tyre karshi sëmundjeve qofshin ato bakteriale, qarkullim të gjakut, frymëmarje etj.

Më poshtë paraqesim disa nga bimë medicinale me disa veti të tyre shëruese.

Xhenxhefili

Xhenxhefili ka një përdorim mjaft të gjerë në vendet e Azisë. Rrënjët e kësaj bime që njëherit përbëjnë edhe pjesën kryesore me veti shëruese, përmbajnë në veti lëndët ushqyese që mund të përdoren si antibakterial, antivirusal dhe antioksidant.

xhinxhifili

Vetitë pozitive:

  • Përmirëson shfrytezimin e materjeve ushqyese nga trupi
  • Ndihmon në luftimin e kancerit, diabetit dhe astmës
  • Lëngu i xhenxhefilit ndihmon në procesin e tretjes

Menta

Menta është një bimë aromatike shëruese e cila ka një përdorim mjaft të gjerë. Ka me qindra variatete të ndryshme, ku gjethet e saj njëherit edhe pjesa kryesore shëruese mund të jetë me ngjyra nga e gjelbërta e mbyllur, gjelbërt në të vjollce, kaltërt si dhe e verdhë e çelur. Gjendet në mjedise të llojë llojshme edhe pse më së miri zhvillohet në ambiente dhe toka me lagështi.

Vetit Pozitive:

  • Ndihmon tretje të ushqimit
  • Ulë depresionin
  • Ndihmon në trajtimin e astmës

Kamomila

Bima e kamomilës është njëra ndër bimët që ka një përdorim mjaft të gjerë dhe pothuajse përdoret në të gjitha vendet e botës. Këtu përdoret lulja e saj e cila mund të ndihmojë në shërimin e shumë sëmundjeve pa ndonjë efekt anësore.

Vetitë Pozitive

  • Trajton pezmatimet e ndryshme
  • Ulë gjasat e prekjes nga kanceri
  • Ka veti relaksuese për muskujt

Aloe Vera

Bima Aloe Vera mund të gjendet në afersi të ujrave në ambiente gurishte. Gjethet e saj janë të forta dhe të trasha të cilat përmbajnë mjaft materje ushqyese si vitamina, minerale, enzime, aminoacide e lëngje të tjera me veti shëruese. Ka një përdorim të gjerë në industrinë e kozmetikës ku edhe përdorët mjaft shumë në shërimin e lëkurës nga të djegurat që mund t’i kemi.

Vetitë Pozitive

  • Ndihmon tretjen
  • Rregullon lëkurën gjatë dëmtimit të qelizave
  • Parandalimin e kancerit në stomak dhe zorrë të trashë

Hudhra

Hudhra ka një përdorim mjaft të gjerë, ajo përdoret si melmesë në gatim si dhe mund të përdoret edhe si ilaç shërues për një gamë të sëmundjeve. Është e varfur në kalori mirëpo përmban mjaft veti ushqyese. Ajo posedon Vitaminën C, B6, Mn dhe fibra.

Vetitë Pozitive

  • Mbrojtje nga kanceri
  • Rritë imunitetin
  • Ndihmon tretjen dhe shfrytëzimin e materjeve ushqyese

Kopra

Gjen përdorim mjaft në mënytë e kuzhinave. Tek ne, kemi rastin ta hasim të kombinuar me djathra. Ka një efekt mjaft shërues dhe ndihmon në ndalimin e shtangimeve të cilat e përcjellin foshnjën në muajt e parë të lindjes. Me sukses përdoret edhe kunder kollit.

  • Ndihmon në uljen e depresjonit
  • Ndihmon në uljen e kolesterolit
  • Burim i mirë i kalciumit, magnezit dhe hekurit

Shënim: Konsultohuni me mjekun familjar për përdorim të këtyre bimëve

Artikulli është shkruar nga Ben Dida, agronom, dhe konsulent në RECURA Agroqendër. Agro Qendra Recura është njësi eRECURA Financials e specializuar në ofrimin e shërbimeve këshilluese në fushën e bujqësise të dedikuara për agrobizneset në rritje. Qendra fokusohet në ofrimin e shërbimeve për ndërmarrjet bujqësore, qeverinë dhe hartuesit të politikave, investitorët, si dhe programet e asistencës teknike nga donatorët.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button