Merkel: Disa operacione ushtarake në Siri i janë afruar krimit të luftës

Kancelarja gjermane Angela Merkel tha se beson që disa operacione ushtarake në Siri i janë afruar shumë kryerjes së krimeve të luftës, raporton Anadolu Agency (AA).

Merkel me rastin e “Ditës së Gjermanisë” (Deutchlandtag) të organizuar në Paderborn, foli në lidhje me ngjarjet në Siri, veçanërisht në Halep, duke e quajtur bombardimin e qytetit si “çnjerëzore”.

“Mendoj se i janë afruar shumë krimeve të luftës. Nëse janë kryer krime të luftës do të vlerësojë Gjykata Ndërkombëtare e Drejtësisë”, ka thënë Merkel.

Ajo tha se janë organizuar takime mes SHBA-ve dhe Rusisë, sa i përket krizës siriane, por deri më sot nuk kanë arritur rezultate.

Kancelarja Merkel në lidhje me krizën e refugjatëve në Gjermani, tha se janë miratuar rreth 60 përqind e kërkesave të refugjatëve sirianë për azil.

Përveç kësaj, Merkel konsideron që refugjatët, kërkesat e të cilëve nuk janë pranuar, duhet të deportohen.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button