7 gjërat e pazakonta të femrave që u pëlqejnë djemve

Sipas përvojës së deri tanishme jemi vërtetuar se shumë gjëra për të cilat mendojmë se u pëlqejnë djemve, në fakt i tërbojnë, i irritojnëdhe duan që të ndalojmë së bëri ato. Disa gjëra tjera, të cilat janë krejtësisht normale dhe të thjeshta, meshkujve u duken tërheqëse dhe seksi. Ndoshta kjo listë do t’ju habisë dhe befasojë, por këto 7 gjëra meshkujt duan t’i shohin te secila femër.

1.Syzat

Femrat që mbajnë syza duken shumë tërheqëse për meshkujt. Tani që kjo gjë është e vërtetuar, lirisht mund t’i flakni tutje lentat e syve… ndërsa ato që mbajnë syza me siguri ndjehen të kënaqura, apo jo?

2.Akcenti

Nuk ka nevojë të jeni nga ndonjë shtet i huaj për t’i pëlqyer ndonjë mashkulli. Me siguri keni ndonjë akcent specifik i cili varet nga qyteti ku jetoni. Nuk duhet të ndjeheni në siklet nga akcenti juaj, por duhet të krenoheni sepse kjo gjë u pëlqen meshkujve dhe në një mënyrë të çuditshme i tërhek. Akcenti juaj tingëllon bukur madje edhe nëse gjuha juaj amtare është e njejtë – ndërsa nëse është e ndryshme, akoma më mirë!

3.Peshqiri në kokë

Njëra ndër gjërat më të çuditshme që meshkujve u pëlqen është kur e dashura e tyre pas larjes së flokëve mban një peshqir në kokë. Natyrisht që ata e adhurojnë flokun tonë kur është i lëshuar dhe i yndyrshëm, por ai peshqiri në kokë thjesht u pëlqen atyre. Ndoshta është koha të fillojmë një trend të ri? Ose jo…

4.Kur ju shikon teksa grimoheni

A keni qenë ndonjëherë në situatë kur i dashuri ose burri juaj ju ka shikuar teksa grimoheni? Ekziston mundësia që të jetë i impresionuar nga aftësitë tuaja për të aplikuar grimin. Edhe ai e din se ekzistojnë teknika të ndryshme për ta bërë këtë gjë, kështu që lirshëm grimohuni para tij dhe lejoni atij të kënaqet duke ju shikuar.

5.Kur ushtroni

Shumë meshkuj duan të shohin femra duke ushtruar. Ajo pamja e lodhjes dhe djersa në lëkurë vepron në to si magnet. Qoftë ju pëlqen apo jo, meshkujt akoma do ta konsiderojnë një gjë të tillë si pamje seksi edhe sikur të jeni të mbuluara në djersë. Le t’ju shohë teksa ushtroni ose akoma më mirë- ushtroni bashkë!

6.Stil ushtarak

Filloni së mbajturi këtë stil sepse ndikon pozitivisht tek meshkujt. Shumica prej tyre konsiderojnë se një femër e veshur me “rroba ushtrie” është tërheqëse dhe ua përkujton natyrën e egër, gjuetinë dhe ishujt ekzotikë. Kombinoni ndonjë fustan me kësi dizajni dhe take të larta… Thjesht nuk do të mundet t’ju rezistojë.

7.Kur e dashura vesh bluzën e tij

Pamja e pa rregulluar, gjithashtu, është tërheqëse për meshkujt, sidomos mënyra se si e mbani bluzën e tij. Provojeni një gjë të tillë dhe shikoni se si do të reagojë. Sidoqoftë, në industrinë e modës shumë shpesh kemi parë femra që shëtisin me këmisha meshkujsh. Pranojeni, duket shik dhe moderne.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button