Lajmi pa palën e kritikuar nuk është profesional

[Sinani: Shqiptarë, dëgjojeni himnin e Zaevit, para se të rreshtoheni me të]

Nëse fotografia thotë më shumë se 1 000 fjalë, atëherë në lajm profesional fotografia në të cilin bazohet është vetë lajmi. Megjithatë, portalet dinë shpeshherë që të dalin nga etika profesionale dhe të manipulojnë me elementin vizual apo atë multimedial në lajm. Kjo ka ndodhur edhe te artikulli apo publikimi që po e recensojmë.

Në aspektin përmbajtjesor, teksti është pothuajse në rregull, edhe pse, për shembull, nuk është kërkuar qëndrimi palës tjetër. Mirëpo, në aspektin multimedial ka dozë manipulimi dhe keqinterpretimi.

Kryeredaktori i TV SHENJA Ismail Sinani ka reaguar ndaj himnit me të cilin Kryetari i LSDM-së Zoran Zaev ka ftuar të gjithë, pra, edhe shqiptarët të reshtohen pas tij në marshin protestues të 11 tetorit, shkruan Fakte. Sinani në profilin e tij ka shkruar:

Në lajm flitet për reagimin e kryeredaktorit të Televizionit SHENJA, i cili, mes tjerash, denoncon përmbajtjen e thirrjes së liderit të opozitës për marshin e mbajtur më 11 tetor. Mirëpo, fotografitë e vendosura në lajm janë përzgjedhur për të realizuar qëllime tjera, pra tendencioze.

sinani-shqiptare-degjojeni-himnin-e-zaevit-screenshotLinku deri te artikulli origjinal: “Sinani: Shqiptarë, dëgjojeni himnin e Zaevit, para se të rreshtoheni me të
Data dhe koha e publikimit: 09.10.2016
Data e recensionit: 10.10.2016
Recensues: Adrian Kerimi

Në lajm do të ishte logjike bashkëngjitja e fotografisë së kryeredaktorit të TV Shenja i cili shpreh kritikën, si dhe i liderit të LSDM-së Zoran Zaev, ndaj të cilit adresohet ajo. Por, jo edhe foto e ish-gazetarit dhe së fundmi anëtar i partisë së apostrofuar, Muhamed Zekirit. Tendenca e autorit është shumë e drejtpërdrejtë, pasi që ka miliona fotografi të liderit të LSDM-së qarkullojnë në internet, sigurisht edhe në arkivin e këtij mediumi, ndërsa autori ose administratori ka vendosur pikërisht këtë. Kjo në fakt e qartëson më saktë “adresën” e kritikës se tekstit.

“Shqiptarë, dëgjojeni me vëmendje marshin nacionalist me të cilin ju fton Zaevi! Во борба, македонски народе! Për të gjithë ju shqiptarët e entuziazmuar që dëshironi të merrni pjesë në marshin e Zaevit më 11 tetor, me që ma merr mendja se nuk i keni kuptuar vargjet e marshit me të cilin kjo parti ju fton, në vijim ја edhe teksti. Nëse e gjeni veten në këto vargje, shkoni! Por, mos harroni se partizanët komunistë kenë këngë e kanë kënduar pas shumë vrasjeve e masakrave që janë bërë në Karadak e vendbanime tjera shqiptare. Sa për fillim mjafton ky përkujtim…

“Gazetarët duhet të bëjnë dallim ndërmjet fakteve dhe mendimeve, ndërmjet lajmit dhe komenteve”, Kodi etik i gazetarëve.

Ndryshe, ish kolegu i tij, Muhamed Zekiri, tanimë anëtar i Komitetit Qendror të LSDM-së thirrjen e Zaevit e ka përkthyer edhe në gjuhën shqipe./FAKTE.Net

Pala e dytë është me rëndësi në lajm, pasi që me të vuloset informimi gjithpërfshirës dhe i balancuar. Kur në përmbajtje përfshihet edhe një subjekt tjetër, i cili nuk është në fokus të përmbajtjes së lajmit, mungesa e elaborimit dhe kërkimit të përgjigjes nga i apostrofuari e bën tekstin akoma më të njëanshëm dhe tendencioz.

 


Ky recension është përgatitur në kuadër të Projektit të USAID-it për përforcimin e mediumeve në Maqedoni – Komponenta Shërbimi për verifikimin e fakteve nga mediumet, që implementohet nga fondacioni Metamorfozis.. Ky recension është mundësuar me përkrahjen e Agjencisë amerikane për zhvillim ndërkombëtar (USAID). Përmbajtja e analizës është përgjegjësi e autorit dhe nuk i paraqet qëndrimet e fondacionit Metamorfozis, USAID-it ose të qeverisë së SHBA-ve. Për më tepër informata për punën e USAID-it në Maqedoni, ju lutemi vizitoni ueb-faqen e USAID-it: (http://macedonia.usaid.gov) dhe faqen e USAID-it në Facebook: (www.facebook.com/USAIDMacedonia).

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button