Spasovski: Qytetarët do të kenë informacione në cilat projekte investohen paratë

Sekretari i përgjithshëm i LSDM-së dhe ministër i Punëve të Brendshme Oliver Spasovski sot në Ohër porositi se qytetarët e Maqedonisë do të kenë kontroll në shpenzimin e çdo denari të buxhetit, do të kenë informata të rregullta dhe të sakta për atë në cilat projekte investohen paratë e qytetarëve që derdhen në buxhetin e Republikës së Maqedonisë.

Ai shtoi se të gjitha institucionet shtetërore kanë për obligim të publikojnë raporte të hollësishme mujore për të gjitha mjetet e paguara nga buxheti, ndërsa njëjtë do të publikohen edhe obligimet që nuk janë paguar së bashku me arsyetim përkatës.

Në pyetjen nëse LSDM planifikon të vendosë tabela dygjuhësore në tërë territorin e shtetit, Spasovski theksoi se partia ka qëndrim të qartë lidhur me çështjen, me arsyetim se me Kushtetutën dhe ligjet e rregullojnë çështjen e përdorimit të gjuhëve dhe ky është modeli në të cilin duhet të lëvizin punët.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button