Maqedoni, shënohet dita ndërkombëtare e “Shkopit të bardhë”
Me disa aktivitete sot në Maqedoni do të shënohet 15 Tetori – Dita Botërore e Shkopit të Bardhë, simbol i personave të verbër.
Lidhja kombëtare e të Verbërve, që i përfaqëson interesat e mbi 2.550 personave të verbër dhe me shikim të dobët në Maqedoni, sot me rastin e Ditës Botërore të Shkopit të Bardhë do t’u ndajë mirënjohje individëve, institucioneve, personave medial dhe kompanive, respektivisht të gjithë atyre që e kanë ndihmuar Lidhjen e të Verbërve.
Në organizim të organizatave joqeveritare OJQ dhe Bota e fëmijëve që punojnë nën emrin “Fillim i ri” do të mbahet lojë interaktive ku do të përfshihen të rinjtë me pengesa në shikim dhe persona pa pengesa, ndërsa në shkollën ndërkombëtare “Nova” do të mbahet ndeshje futbolli mes ekipit NOVA dhe Fillim i ri. Sonte do të organizohet manifestim humanitar në sallën 19, ku do të bisedohet për misionin themelor dhe qëllimi i këtyre organizatave joqeveritare është nevoja e krijimit të kushteve për formimin dhe promovimin e manifestimeve dhe nismave të bazuara në interaksionin e të rinjve me dhe pa pengesa në jetën e përditshme.
Me ftesë të kryetarit të komunës së Radovishit, Sashko Nikolov nesër anëtarët e këtyre organizatave joqeveritare do të marrin pjesë në manifestimin “Samun em Tatlija”.
Me rastin e Ditës Botërore të Shkopit të Bardhë, këta dy organizata joqeveritare më 19 tetor do ta bëjnë edhe hapjen e qendrës së parë inkluzive për të rinj për persona me pengesa në shqisa.