Nuk ka drejtësi të plotë pa zgjatjen e afatit për punën e PSP-së

Drejtësia nuk mund të përmbushet plotësisht pa zgjatjen e afatit të punës së Prokurorisë Speciale dhe të dëgjohen të gjitha inçizimet nga bombat, të cilat janë dorëzuar këtij institucionit, thonë analistët në analizën e Portalb.mk dhe NovaTV.

Si do të përmbushet drejtësia nëse PSP nuk i dëgjon dhe përpunon të gjitha bisedat të përgjuara në mënyrë të paligjshme të cilat te ato i dorëzoi opozita? Kush dhe si do të vepron me “bombat” që nuk janë dëgjuar?

Këto janë vetëm një pjesë nga dilemat të cilat i imponon te publiku kërkesa e Prokurorisë Speciale për zgjatjen e afatit prej 18 muaj për përfundimin e hetimeve dhe ngritjen e padive.

Analizën në gjuhën maqedonase mund ta lexoni: KËTU

Katica Janeva kohën e fundit deklaroi se deri më tani janë dëgjuar vetëm 12% të bisedave të përgjuara të cilat kanë qenë të dorëzuara te PSP. Nuk ka drejtësi të plotë pa zgjatjen e afatit për punën e Prokurorisë Speciale Publike dhe të dëgjohen të gjitha incizimet nga bombat të cilat janë dorëzuar në këtë institucion, thonë analistët.

Ish-Prokurori i Përgjithshëm Jovan Tërpenovski për Portalb dhe NOVA thotë se ngjarjet e fundit tregojnë se për zgjatjen e afatit të PSP do të vendoset pas zgjedhjeve të planifikuara për 11 dhjetor.

“Përbërja e re Parlamentare do të debatojë për zgjatjen e afatit. Në qoftë se vjen deri te ndryshimi i raportit të forcave në Parlament, mendoj se Kuvendi do të jetë krejtësisht i ndryshëm dhe do të vendos për zgjatjen e afatit, “tha Tërpenovski.

Ai thotë se nëse vjen deri te ndërprerja e PSP, është normale të parashtrohet pyetja në lidhje me arkivin.

“Do të duhet të zbatohen ligjet për institucionet shtetërore, sipas të cilave pastaj duhet të dorëzohen te institucioni që vepron në çështje të ngjashme. Por, në këtë rast duhet ti merr Prokuroria Themelore Publike. Kjo është procedura ligjore, por këtu kemi një aspekt praktik. Nuk mund të vijnë deri te shpërbërja e PSP, për shkak të aspektit praktik andaj nuk pres që PSP do të ndërpret ekzistimin. PSP është fryt i një krize politike e cila është akoma e pranishme dhe rezultat i marrëveshjes politike mes katër partive por nën garancën e komunitetit Evropian. Do të duhet të respektohet edhe mendimi i komunitetit Evropian”, thotë Tërpenovski, transmeton Portalb.

Ish gjyqtarja në Gjykatën Evropiane për Drejtave të Njeriut në Strasburg, Margarita Caca Nikollovska, thotë se afati për punën e SPS duhet të vazhdojë për ta realizuar punën për të cilën janë themeluar.

“Partitë në këtë drejtim duhet të mundësojnë që PSP të punojë, mos e bëjnë atë që në vazhdimisht e bëjnë garniturë të caktuara politike dhe të pamundësojnë punën e PSP. Natyrisht, kur ishte nënshkruar marrëveshja nuk kishte dëshirë që ai institucion të punojë ashtu si duhet”, thotë Nikolovska.

Sipas profesorit të Fakultetit juridik dhe një nga këshilltarët të ekipit të Janevskës, Dimitar Apasiev, Gjykata Kushtetuese do të jetë më mirë ta ndërpresë vetëm nenin 22 të ligjit për SPS. Në një intervistë për portalin Faktor, ai thotë së ky artikulli i diskutueshëm parashikon një afat të shkurtër për ngritjen e padisë kundër politikanëve për rastet që rrjedhin nga materialet e përgjuara dhe i privilegjon bartësit e funksioneve publike të cilët janë të prekur drejtpërdrejt nga veprime parahetimore dhe hetimore për krime, sepse kështu afat nuk ekziston në Kodin e procedurës penale, njofton Portalb.mk.

“Sa për krahasim, afati i vjetrimit për ndjekje penale në Kodin Penal për ne” njerëzit e thjeshtë” është dhjetë deri në pesëmbëdhjetë vjet, ndërsa për politikanët e korruptuar është parashikuar vetëm një vit e gjysmë (!?) – Afat ky në të cilin është e pamundur të zbatohen hetime komplekse financiare. Mbi të gjitha, duke pasur parasysh faktin se PSP në periudhën e saj fillestare të funksionimit ka pasur probleme reale me formimin e saj, ekipimin hapësinor dhe kadrovik dhe bashkëpunimin me organet e tjera shtetërorë, si dhe fakti që gati dy muaj, puna e saj ishte bllokuar nga abolimi i paligjshëm nga Presidenti i Republikës – bëhet e qartë se ky afat i caktuar në mënyrë objektive është shumë i shkurtër për të zbatuar hetime të plota dhe thelbësore. Me të drejtë parashtrohet pyetja nëse ky formulim i ngathët dhe i shpejtuar, ligjdhënësi – i menaxhuar nga koalicioni për tenderë DPMNE-BDI ka tentuar të pengojë drejtësinë për interesa personale të zyrtarëve partiak të lartë të dyshuar të cilat kanë abuzuar pozitën e tyre për pasurimin personal në kurriz të interesit publik, ata kurrë mos të dorëzohen para një gjykatë të pavarur dhe të përgjigjen për krimet të rënda të kryera për të cilat akuzohen!? “, tha Apasiev.

Sipas zëdhënësit të partisë VMRO, Ivo Kotevski, PSP ka pasur kohë të mjaftueshme për të dëgjuar të gjitha bisedat.

“Para se të formohet PSP, ka pasur disa lëndë në Prokurorinë Publike Themelore të cilat ja dorëzoi PSP-s. Katica Janeva nëse mbani në mend tha se nuk ka nevojë për Prokurorë shtesë, ata edhe dëbuan dy prokurorë. Nuk është parimore të supozohet, por ka një afat për punën e tyre “, tha Kotevski për Portalb.mk dhe NOVA.

Lideri i VMRO-DPMNE, Nikola Gruevski tha ditë më parë se nuk do të mbështesin kërkesat e Katica Janevsës për ndryshime në ligjet për zgjatjen e afatit të PSP, ligjet për mbrojtjen e dëshmitarëve, dhe rekomandimet të Komisionit të Venedikut në lidhje me ndryshimet e ligjeve për privatësi dhe të lajmëruesit e veprave penale. Këtij qëndrimi iu bashkëngjit edhe lideri i BDI-së Ali Ahmeti.

Autor: Kristina Ozimec

Kjo storje është realizuar me anë të bashkëpunimit ndërmjet NOVA TV dhe Portalb.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button