Kiracovski: Denoncime nga të punësuar në administratë për keqpërdorime dhe presione

Zëvendësministri plotësues i Shoqërisë Informatike dhe Administratës  Aleksandar Kiracovski deklaroi se ueb faqja  që e ka hapur për denoncim të parregullsive, kërcënimeve dhe presioneve në administratën publike në periudhën parazgjedhore jep rezultate.

“Të punësuarit në administratë nuk frikohen. Masovikisht dorëzojnë dokumente konkrete me informata – që, në mënyrë të tillë mundohet të bëjë keqpërdorime ose presione”, deklaroi Kiracovski.

Ai saktëson dokument, i cili, ashtu siç pohoi, “i është dorëzuar, me listë prej 2.000 personave ku udhëheqës dhe shefa – kuadro të VMRO-DPMNE-së, kanë pasur për qëllim t’u cingërojnë  dhe të kërkojnë nga ta të dalin në protesta dhe kontra-protesta  dhe në zgjedhje  si votues të tyre të sigurtë”.

“Këtu ka emra konkret, mbiemra, adresa, vendvotime, numra telefoni të njerëzve. Por, këtu ka edhe të dhëna të atyre  të cilët i kanë bërë këto lista  dhe janë munduar të ndikojnë”, deklaroi Kiracovski duke potencuar se ligji është i qartë  dhe dënimet për  presione dhe shantazhe para periudhës parazgjedhore janë deri në pesë vite burg.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button