Zaev u takua me ambasadorin e sapoemëruar të Sllovenisë në Maqedoni

Kryetari i LSDM-së Zoran Zaev sot u takua me amabsadorin e sapoemëruar të Republikës së Sllovenisë në Republikën e Maqedonisë, Milan Jazbec.

Në takim, kumtoi partia, u bisedua për nevojën e zgjedhjeve korrekte, demokratike dhe të rregullta më 11 dhjetor, për çka partitë politike, institucionet, duke e përfshirë edhe Kuvendin  e RM-së, është e domosdoshme që tërësisht t’i plotësojnë obligimet e tyre.

Zaev e ka informuar ambasadorin slloven se LSDM-ja veçmë ka miratuar afate konkrete për realizimin e prioriteteve reformuese të notuara në Raportin e Pribes.

Në takim u bisedua edhe për masat e planit të LSDM-së për përmirësimin e standartit jetësor të qytetarëve përmes sigurimit të rrogave më të larta, përkrahje të ndërmarrjeve të vogla vendore dhe të mesme dhe hapjen e vendeve të reja të punës.

Ambasadori slloven e ka transmetuar porosinë se Republika e Sllovenisë si vend miqësor shumëvjeçar i RM-së do të vazhdojë t’i përkrahë perspektivat e shtetit.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button