Çfarë nuk duhet t’i thoni një vajze që e kanë tradhtuar

Tradhtia është e rëndë, si në lidhjet afatgjata, ashtu edhe në ato afatshkurtra. Njerëzit që janë tradhtuar kanë nevojë për mbështetje morale për të kapërcyer këtë ngjarje të pakëndshme të jetës së tyre, por ndonjëherë “këshilltarët” thonë gjëra më të ngatërruara sesa duhet. Ja çfarë nuk duhet t’i thoni një vajze që e kanë tradhtuar.

1. Gjithçka ndodh për një arsye. Mos po përpiqeni gjë të përcaktoni fatin e saj? Doni që ajo ta pranojë atë siç i vjen? Por tradhtia nuk është fat, është zgjedhje e dikujt tjetër, ndaj më mirë mos filloni me predikimet e gjërave që ndodhin sepse ashtu është jeta.

2. Na ka ndodhur të gjithëve. Jo, nuk është e vërtetë, nuk i ndodh të gjithëve. U ndodh disa njerëzve dhe ata duhet të gjejnë mënyrën për t’u përballur me të. Masivizimi i problemit, nuk është se e zgjidh atë.

3. Ishe shumë e mirë për të. Po nëse marrëdhënia kishte filluar të bëhej më serioze se thjesht një lidhje për të shtyrë kohën dhe nëse ata po mendonin të planifikonin një të ardhme së bashku? Mbivlerësimi i vajzës që njihni nuk do të zgjidhë asgjë.

4. E dija që nga fillimi që ishte i dyshimtë. Oh, ashtu? Atëherë përse e ke mbajtur gojën mbyllur dhe e ke lënë shoqen tënde në dorë të të “keqit”? Të flasësh keq për dikë pas shpine nuk është gjëja më e mirë që mund të bësh, edhe nëse ky person ka tradhtuar një vajzë që njihnit.

5. Kurrë s’më ka pëlqyer. Po humbisni qendrën e bisedës në këtë rast. Nuk bëhet fjalë nëse ju ka pëlqyer juve ose jo, ai kishte një marrëdhënie me shoqen tuaj dhe nuk supozohet që t’ju pëlqente detyrimisht.

6. Harroje atë, gjej një hobi. Kjo këshillë nuk funksionon për njerëzit që e kanë jetën shumë të zënë, ndaj çfarë do të thoni? Në vend të kësaj, përpiquni t’i qëndroni mikeshës suaj sa më pranë dhe kjo do të jetë e mjaftueshme.

7. Duhet të bësh analiza. Nëse të ka tradhtuar këtë radhë, do të ketë tradhtuar edhe herë të tjera, ndaj cila është gjëja më e mirë? Të bësh analiza shëndetësore. Kjo është mendësia e një miku ose mikeshe, por personi që është tradhtuar nuk po kërkon pikërisht këtë lloj ngushëllimi shëndetësor, në fakt po kërkon diçka më pranë zemrës.

8. Merru me veten. Askush nuk do të jetë i vetmuar dhe të bëjë gjithë ditën gjëra që i përshtaten nevojave të vetes. Njerëzit duan të ndihen të vlerësuar, të kërkuar, të nevojshëm për të tjerët. Përqendrimi te vetja pas një tradhtie, është ta lësh atë që ka pësuar tradhtinë të shohë pamjen e shkatërruar të ndjenjave të saj.

9. Mos zgjidh më tipa si ai. Zakonisht vajzat e dinë se çfarë mashkulli kërkojnë. Nëse mikesha që është tradhtuar kërkon meshkujt e lëvizshëm, oratorë, romantikë, ndonjëherë të egër dhe të paqëndrueshëm, ta këshillosh të mos gjejë më si këta tipa, është ta detyrosh të mos bjerë më në dashuri.

10. Duhet të kalojë ca kohë para se të lidhesh përsëri. Kalimi i kohës nuk është në fakt këshilla e duhur. Një zemër e lënduar ndonjëherë shërohet jo vetëm kur ka kaluar ca kohë, por edhe kur ka njohur njerëz të rinj që e bëjnë të ndihet më mirë. Kështu, nëse mikesha juaj është tradhtuar, këshilla më e mirë është të miqësohet me të tjerë. Kështu ajo do të fitojë vetëvlerësimin e humbur.

11. Vërtet nuk dije asgjë? Kjo pyetje ka për qëllim të ngjallë dyshime në të gjithë të shkuarën e çiftit dhe kërkon në mënyrë të pakuptimtë nga partnerja femër, t’ia kishte idenë e tradhtisë. Një pyetje që nuk duhet bërë kurrsesi pasi e vë personin në faj për gjërat që s’ka kuptuar ose se ka qenë tepër e verbër për të parë të vërtetën.

12. S’ka të bëjë me ty, ka të bëjë me të. Tradhtia mund të jetë vepër e tij, por në fakt kjo ndikon në marrëdhënien e të dyve dhe në vetëvlerësimin dhe ndjesinë e keqe të vajzës. Kështu që, natyrisht që ka të bëjë edhe me mikeshën që po këshilloni.

13. E dija, por s’kisha si ta thosha. Fjalia më e keqe që mund t’i thuhet një njeriu që sapo është tradhtuar nga i dashuri apo bashkëshorti dhe që është tradhtuar për të dytën herë nga mikja e vet, që ka ditur diçka të tmerrshme dhe nuk e ka thënë. Nëse po kërkoni që mikesha të mos ju flasë më fare, “E dija, por s’kisha si ta thoja” është fjalia e duhur.

Lajme të ngjashme

Back to top button