Ja çfarë tha Zaev pas takimit me Johanes Hanin

Pas takimit me liderët e BDI-së dhe PDSH-së, Ali Ahmeti dhe Menduh Thaçi, eurokomesari për zgjerim dhe fqinjësi të mirë, Johanes Han i shoqëruar nga shefi i delegacionit të BE-së në Maqedoni, Samuel Zhbogar u takua me kryetarin e LSDM-së, Zoran Zaev, zëvendës-kryetaren Radmilla Sheqerinska dhe sekretarin gjeneral, Oliver Spasovski.

“Është shprehur pajtueshmëri e përbashkët se është e patjetërsueshme për të gjitha partitë politike dhe institucionet, përfshirë këtu edhe Parlamentin, t’i përmbushin detyrimet për zgjedhje të lira, fer dhe të rregullta më 11 dhjetor” thuhet në kumtesën e LSDM-së.

Në takim sipas kumtesës së LSDM-së, u bisedua për situatën politike në Maqedoni, mbi të cilën është theksuar nevoja e realizimit të të gjitha kushteve të dakorduara për organizimin dhe realizimin e zgjedhjeve të parakohshme parlamentare, mundësimin e funksionimit të së drejtës, si dhe proceset e reformave të rëndësishme  për demokracinë e Maqedonisë.

Zaev riafirmoi mbështetjen e LSDM-së për ligjet e kërkuara nga PSP, thuhet në kumtesën e LSDM-së.

Përndryshe, Han, sot ka zhvilluar takime edhe me OJQ-të, prokuroren speciale, Katica Janeva dhe kryeministrin Emil Dimitriev.

viber-image

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button