Mali i Zi drejtë ndryshimeve, shkon në zgjedhje parlamentare

Në Mal të Zi të dielën mbahen zgjedhje parlamentare, të dhjetat me radhë nga vendosja e sistemit shumëpartiak dhe të katërtat nga pavarësia e shtetit, të cilat do të jenë edhe një lloj referendumi “për” ose “kundër” anëtarësimit në NATO dhe në BE.

Në këto zgjedhje 530.840 qytetarët me të drejtë vote do të mund të zgjedhin 81 deputetë nga 17 listat zgjedhore. Në të gjitha zgjedhjet e deritanishme fitore të bindshme ka fituar Partia Demokratike qeveritare e Socialistëve (PDS) e kryeministrit aktual Millo Gjukanoviq. Fitoren ai megjithatë e realizoi me partnerët e koalicionit, kryesisht nga partitë e pakicave dhe me Partinë Socialdemokrate (PSD) të Ranko Krivokaliq, e cila kohë më parë doli nga koalicioni me PDS-në dhe u nda në dy blloqe.

Në këto zgjedhje megjithatë situata është krejt ndryshe dhe me siguri e pasigurt deri në përfundim, para së gjithash, për shkak të opozitës së fuqishme për të cilën pushteti pohon se financohet nga Moska dhe nga paratë e manjatëve rusë, serbë dhe malazezë.

Kjo fushatë parazgjedhore ishte më e ashpra deri më tani. Opozita është marrë me fytyrën dhe veprën e Gjukanoviqit me sloganin “Ne ose ai”, ndërsa kryeministri ka kthyer me parullën “Me hap të sigurt”.

Vendet e deputetëve të partive të pakicave pothuajse janë garantuar, sepse për to vlen census më i vogël. Pothuajse është mjaft e qartë se Nisma qytetare kroate do të marrë një vend të deputetëve, ndërsa shqiptarët dhe boshnjakët të paktën nga tre vende.

Në rast të humbjes së koalicionit të tanishëm, analistët presin kthim të plotë në politikën e jashtme të shtetit, që do të mund të shkaktojë tensione nacionaliste dhe paralajmërojnë se kjo do të mund të sjellë edhe deri në jostabiliett të brendshëm dhe zgjerim të krizës ndaj rajonit.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button