Kundërpërgjigjet Samsung? Ky është Galaxy S8 (FOTO+VIDEO)

Samsung Galaxy S8 vjen në vitin 2017 dhe do të jetë smartfoni më i mirë në treg.

 

Samsung ka ndaluar prodhimin dhe shitjen e Galaxy Note 7 dhe sigurisht jeni duke menduar për një paisje tjetër që ta zëvendësoni atë, transmeton lajmi.net

Sigurisht, për këtë duhet të prisni deri në mars të vitit 2017, kur edhe do të lançohet në treg Samsung Galaxy S8, me performanca edhe më të mira sesa Note 7 dhe një çmim tepër të volitshëm që pritet të jetë rreth 600 dollarë.

Sipas thashethemeve, S8 pritet të jetë vetëm një parapërgatitje për kulminacionin e smartfonëve – që do të jetë super paisja Galaxy S9 – në vitin 2018.

Megjithatë, performancat e tij pritet të jenë jashtëzakonisht të veçanta dhe me to, të bëhet smartfoni më i mirë në treg duke e marrë parasysh edhe çmimin e tij./lajmi.net

Ky është Samsung Galaxy S8: 

Samsung Galaxy S8
Samsung Galaxy S8

 

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button