Myanmari njohu pavarësinë e Kosovës

Ministria e Punëve të Jashtme të Unionit Myanmar (Birmani) përmes një note verbale ka njoftuar Ministrinë e Punëve të Jashtme të Kosovës se ka njohur Republikën e Kosovës si shtet sovran e të pavarur.

Në notën e këtij vendi rikujtohet vizita e zëvendëskryeministrit të Kosovës në Myanmar në dhjetorin e vitit të kaluar, “i cili me bindje na prezantoi arsyet se pse Kosova duhet të jetë e pavarur e sovrane”, thuhet në notën, e cila nis me fjalinë “Ministria e Punëve të Jashtme e Unionit të Myanmarit ka nderin t;ju njoftojë se Qeveria e Republikës së Unionit të Myanmarit ka vendosur të njohë Republikën e Kosovës si shtetet sovran e të pavarur”.

Myanmari ndodhet në Azinë juglinore dhe ka një popullsi prej 60 milionë banorësh dhe një sipërfaqe prej 676 mijë kilometrash katrorë.

Ky është vendi i 106 që ka njohur Kosovën dhe i dyti në vitin 2014, pas Tangos.

Lajme të ngjashme

Back to top button