Ja çfarë thotë prokurorja speciale, Katica Janeva pas takimit me Johanes Hanin

Prokurorja speciale, Katica Janeva, në zyrat e Delegacionit të Bashkimit Evropian në Shkup, ka mbaruar takimin   me eurokomesarin për zgjerim dhe fqinjësi të mirë, Johanes Han, raporton Portalb.

Pas përfundimit të takimit, prokurorja speciale, Katica Janeva, ka deklaruar se gjatë takimit, me eurokomesarin kanë biseduar për çështjet me të cilat po përballet kjo, prokurori.

“Biseduam për periudhën që kaloi, dhe për obstruksionet me të cilat u ballafaquam, problemet tona dhe për vazhdimin e mandatin tonë në të ardhmen”, tha Janeva, duke shtuar se, ajo shpreson që ligjet e propozuara nga kjo prokurori (për dëshmitarë të mbrojtur dhe vazhdimin e mandatit të PSP-së), Kuvendi t’i votojë përpara shpërndarjes.

Janeva, tha se me Hanin, nuk a biseduar për departamentin special në gjykatë.

Paraprakisht, Han është takuar me përfaqësuesit e shoqatave joqeveritare, me kryeministrin Emil Dimitriev, ndërkaq pritet që gjatë ditës të takohet edhe me liderët e katër partive nënshkruese të Marrëveshjes së Përzhinës, VMRO – DPMNE-së, Nikolla Gruevski, LSDM-së, Zoran Zaev, BDI-së, Ali Ahmeti dhe PDSH-së, Menduh Thaçi. /Portalb

LEXO: Organizatat qytetare deri te Han: Të formohet Këshill i ri Gjyqësor dhe departament special gjyqësor

LEXO: Ja për çfarë kanë biseduar Johanes han dhe kryeministri Emil Dimitriev

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button