Të kapur me presh në dorë edhe në gënjeshtër

[Recension: Lavrov: Revolucioni laraman në Maqedoni udhëhiqet nga jashtë!]

Një nga leksionet e para të gjitha librat e gazetarisë, ku përshkruhet se çka është ajo që një informatë e bën të vlefshme të jetë lajm, është – publikimi në kohë. Gjegjësisht, informata duhet të publikohet atëherë kur ajo është rezultat i ndonjë ngjarjeje. Pse, përndryshe, informatat e tillë do të quhej lajm?

Në rastin e këtij teksti kemi një informatë e cila assesi nuk mund të jetë lajm për shkak se është shumë e vjetër. Madje 18 muaj. E është publikuar si lajm, më 5 tetor, të vitit 2015. Bajate, shumë bajate. Përveç asaj shumë e rrejshme dhe manipuluese.

Që fatkeqësia të jetë edhe më e madhe, janë kapur në rrenë, të cilën as vetë nuk kanë ditur si ta kamuflojnë, dhe që në fillim të lajmit kanë shkruar:

“Shefi i diplomacisë ruse Sergej Llavrov, i cili këto ditë u paraqit para Këshillit të federatës  (në odën e epërme të kuvendit kombëtar)…”

Vini re: “këto ditë”. Këto ditë para 18 muajve? Kjo nuk është e mundur. Shumë joserioze dhe joprofesionale!

lavrov_-sharenata-revolucija-vo-makedo_-http___vecer-mk_makedonija_lavrovLinku deri te artikulli origjinal: Lavrov: Revolucioni laraman në Maqedoni udhëhiqet nga jashtë!

Data dhe koha e publikimit: 12.10.2016, 17:30

Data e recensionit: 12.10.2016

Recensues: Zoran Bojarovski

LAJM BAJAT

Është e pakuptimtë që sot, në epokën e internetit dhe të qasjes së lirë ni informata, të mendoni se mundeni të fshehni tekst të vjetër dhe pastajë atë ta paraqisni si të ri. Ju lutem!

Në kohën e lidhjes së përgjithshme nëpërmjet rrjeteve sociale, në mesin e miliona njerëzve të lidhur ndërmjet tyre, gjithsesi do të gjendet një ish-kolege e jona Eleonora Karanfillova_retklif, e cila në profilin e saj në Facebook ka mbajtur mend dhe ka arkivuar një lajm të vjetër, që ofrohet si i ri. Dhe në këtë rast nuk arkivon vetëm kolegia jonë , por arkivon edhe Ministria për Punë të Brendshme e Rusisë. Edhe atë jo vetëm që arkivon, por në mënyrë shumë precize e shënon kohën e materialeve të arkivuara.

Kështu, me titullin „Foreign Minister Sergey Lavrov’s remarks and answers to questions during Government Hour at the Federation Council of the Federal Assembly“, është shënuar se në Moskë, më 20 maj të vitit 2015, ministri Llavrov i ka thënë mu ato fjalë, të cilat tani, pas gjashtë muajsh “arritën” dhe plasohen si “risi” në këtë tekst!

 


Ky recension është përgatitur nga kuadër të Projektit të USAID-it për përforcimin e mediumeve në Maqedoni – Komponenta Shërbimi për verifikimin e fakteve nga mediumet, që implementohet nga fondacioni Metamorfozis.. Ky recension është mundësuar me përkrahjen e Agjencisë amerikane për zhvillim ndërkombëtar (USAID). Përmbajtja e analizës është përgjegjësi e autorit dhe nuk i paraqet qëndrimet e fondacionit Metamorfozis, USAID-it ose të qeverisë së SHBA-ve. Për më tepër informata për punën e USAID-it në Maqedoni, ju lutemi vizitoni ueb-faqen e USAID-it: (http://macedonia.usaid.gov) dhe faqen e USAID-it në Facebook: (www.facebook.com/USAIDMacedonia).

 

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button