Moti sot në Maqedoni

Moti në Maqedoni do të jetë kryesisht me diell me paraqitjen e vranësirave të vogla lokale. Do të fryejë erë jugore ndërsa përgjatë Vardarit juglindore.

Temperatura e mëngjesit do të lëvizë prej minus dy deri në shtatë, ndërsa e ditës prej 18 deri në 25 gradë Celsius.

Në Shkup do të mbajë mot me diell me erë të dobët nga drejtimi juglindor. Temperatura e mëngjesit do të ulet deri në një, ndërsa e ditës do të ngjitet deri në 20 gradë Celsius.

Edhe të shtunën moti do të jetë me diell dhe relativisht i nxehtë, por gjatë ditës vranësirat do të rriten.

Nga e diela do të mbizotërojë mot me vranësira të ndryshueshme me reshje të përkohshme të shiut. Më shumë reshje të shiut priten natën drejt të hënës, kur vende-vende do të shoqërohen me vetëtima. Nga e hëna temperaturat ditore do të shënojnë rënie të vogël.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button