Bushati takohet me Laura Boldrinin: Vullnet reciprok për bashkëpunim

Ministri i Punëve të Jashtme Ditmir Bushati zhvilloi sot një takim me Kryetaren e Dhomës së Deputetëve të Republikës së Italisë Laura Boldrini, e cila po zhvillon një vizitë zyrtare në vendin tonë.

Ministri Bushati dhe Kryetarja e Dhomës së Deputetëve Boldrini diskutuan mbi marrëdhëniet dypalëshe dhe thellimin e bashkëpunimit strategjik midis dy vendeve tona. Ata konfirmuan vullnetin reciprok për nxitjen e mëtejshme të bashkëpunimit në të gjitha fushat, rëndësinë e marrëdhënieve strategjike mes dy vendeve si dhe fokusin e veçantë që Italia i kushton zhvillimeve në rajon.

Laura Boldrini shprehu vlerësimin lidhur me angazhimet e qeverisë për reformat e ndërmarra, si një hap kyç për forcimin e shtetit ligjor në vend. Ajo gjithashtu siguroi Ministrin Bushati për vazhdimësinë e mbështetjes së Italisë në hapin e radhës në rrugëtimin e Integrimit evropian të Shqipërisë.

Ministri Bushati, nga ana e tij, nënvizoi angazhimet e qeverisë shqiptare në vijimësinë e reformave dhe theksoi se në këtë kontekst, aprovimi me unanimitet i ndryshimeve kushtetuese për reformën në drejtësi dhe fillimi i procesit të zbatimit të saj përbën një bazë solide për çeljen e bisedimeve të anëtarësimit me ndikim të drejtpërdrejtë në avancimin e Shqipërisë drejt integrimit evropian.

Duke u ndalur në zhvillimet më të fundit në rajon dhe më gjerë, Ministri Bushati çmoi rolin dhe angazhimin e vazhdueshëm të Italisë dhe bashkëpunimin mes dy vendeve tona si tepër të suksesshëm në hapësirën Adriatike, që mund të përbëjë një model në përballimin e krizave me të cilat përballet sot BE-ja.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button