Hiqet tabela “Shën Ilija” në Kodrën e Diellit

Burime policore për Portalb konfirmojnë se sot rreth orës 14 janë lajmëruar për ta kontrolluar vendin ku ka qëndruar tabela emërtuese e ski-liftit “Shën Ilija” pasi që e njëjta është hequr.

“Ne po bëjmë hetimin e rastit. Tabela është hequr. Do ti gjejmë fajtorët” tha për Portalb, zëdhënësi i policisë, Marjan Josifoski.

Si që merr vesh Portalb, tabela madje është hequr që nga dita e djeshme, por askush nuk e di se kush e ka bërë këtë.

Vendosja e tabelave informuese me emra fetar ortodoks në Kodrën e Diellit, në Tetovë, ka shkaktuar shumë reagime tek popullata vendase dhe te Bashkësia Fetare Islame. Për vendosjen e tabelave me mbishkrim “Sveti Ilija (“Shën Ilija”) në teleferikun me dy ulëse, drejtoria e kësaj qendre turistike nuk jep hollësi, por vetëm thekson se nuk e ka idenë se kush dhe pse i ka vendosur.  /Portalb

Lajme të ngjashme

Back to top button