Kujdes ku parkoni, “Karrotreci” dje në Shkup hoqi 96 automjete

Policia rrugore gjatë ditës së djeshme në rajonin e Shkupit ka kryer ekspertizë të gjithsej 17 fatkeqësive në komunikacion, në të cilat janë lënduar tetë persona.

Siç informuan për MIA-n nga SPB – Shkup, gjatë ditës së djeshme, pas kontrolleve të kryera ndaj pjesëmarrësve në komunikacion, nga ana e policisë rrugore janë zbuluar dhe sanksionuar një numër i madh kundërvajtjesh.

Janë sanksionuar gjashtë shoferë të cilët kanë lëvizur me shpejtësi më të madhe nga e lejuara, një  shofer e ka drejtuar automjetin nën ndikim të alkoolit dhe nëntë shoferë kanë drejtuar automjetet pa patentë shoferi, përkatësisht në mënyrë të paregjistruar.

Janë hasur edhe tre shoferë të cilët gjatë drejtimi të automjetit nuk e kanë përdorur rripin e sigurisë apo kanë përdorur celularin dhe gjashtë shoferë të cilët kanë kaluar në dritë të kuqe të semaforit.

Me ndihmën e automjetit të specializuar, gjatë ditës së djeshme janë mënjanuar 96 automjete të cilat në masë të madhe e kanë penguar zhvillimin normal si të komunikacionit këmbësorik ashtu edhe atij motorizues.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button