Sulimani: Partitë e reja të tregojnë se çfarë i ofrojnë popullit

Politologu Xhenis Sulimani në emisionin “ARENA” në TV “Shenja” tha se ajo që është dashur të bëhet nga partitë e reja opozitare është që forcat e tyre t’i fokusojnë në shpalosjen e asaj që ofrojnë opinionit e jo të merren mes vete ngase vlerëson se populli është i lodhur me retorikën “do bashkohet apo jo opozita”.

“Populli ka dëshirë të dëgjoj se çfarë ofrojnë këto subjekte të reja politike. Vetëm në këtë mënyrë mendoj se do ta bindin dhe do të fitojnë kredibilitet. Anketat tregojnë se diku 50 për qind nuk do të dalin në votime. Synimi kryesor do të jetë tërheqja e këtyre votuesve po kuptohet që ajo bëhet me bindje politike, me program politikë, që është ndryshe nga ajo që po e përmendim e keqja e përgjithshme”, tha Sulimani.

 

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button