Kosovë, vazhdon trafikimi me njerëz në lokale të natës

Lokalet e natës apo më konkretisht ato që quhen “Muzikë Live”, janë ndër vendet jo pak të frekuentuara nga meshkujt kosovarë.

Në të shumtën e rasteve këto vende ushtrojnë edhe zanatin e prostitucionit, raporton Indeksonline.

Përderisa në Policinë e Kosovës thonë se trafikimi me njerëz është një dukuri kriminale e ndërlikuar nuk e mohojnë se ky fenomen po ushtrohet në lokale-nate.

Zëdhënësi i policisë, Daut Hoxha ka thënë për Indeksonline se shumica e viktimave të trafikimit ende po vazhdojnë të identifikohen në këto vende.

“Shumica e viktimave të trafikimit ende  identifikohen  në lokale nate-bare dhe restorante, ka edhe raste kur viktimat identifikohen edhe në shtëpi private /apartamente etj”, ka thënë Hoxha.

Bazuar në rastet e hetuara statistikat tregojnë se shfrytëzimi për prostitucion të detyruar (shërbime seksuale) është forma kryesore, kurse format tjera të shfrytëzimit te viktimave si  lypësi e detyruar, punë dhe shërbime të detyruara  janë më të rralla.

Sipas Hoxhës, faktorët kryesor që ndikojnë në zhvillimin e këtij fenomeni janë kushtet e vështira ekonomiko-sociale, moskujdesi i duhur prindëror dhe familjar, braktisja e shkollimit etj.

Në periudhën e janar-maj të këtij viti, janë arrestuar 77 persona të dyshuar për trafikim me njerëz, janë kontrolluar 19 lokale si dhe janë identifikuar 16 viktima.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button