Klinton në epërsi prej tetë për qind para Trampit

Kandidati i republikanëve për zgjedhjet presidenciale në SHBA, Donald Tramp mbtetet prapa kundërshtares së tij nga Partia Demokratike, Hilari Klinton me tetë për qind, tregojnë rezultatet e hulumtimit të mendimit publik, lidhur me disponimin e votuesve.

Anketa e Rojters dhe institutit Ipos u bë pas debatit të dytë presidencil të dielën në mbrëmje, ku Tramp ishte i detyruar të japë shpjegime për komentet, të xhiruara në vitin 2005, në të cilat ai flet për gjenitalet femërore.

Sipas hulumtimit, Klinton e ka shtuar epërsinë në tetë për qind të hënën, nga pesë për qind, sa kishte javën e kaluar.

Dyzet e pesë për qind të të anketuarve thonë se do të votojnë për të, 37 për qind për Tramp, ndërsa 18 për qind deklarojnë se nuk do ta mbështesin asnjërin prej tyre.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button