Rama: Sot policët nuk ‘përdhunohen’ më në telefon

Kryeministri Edi Rama ka shprehur sot mbështetjen e tij për Policinë e Shtetit duke thënë se askush nuk guxon t’ë ushtrojë më presion mbi ta dhe ka sulmuar sërish opozitën duke bërë një krahasim edhe fushatën e Donald Trump në SHBA: “Ai që ka thënë gjithfarë absurditetesh, nuk ka guxuar ta sulmojë policinë e vendit të tij”.

Në një konferencë në Tiranë “Policia e gjeneratës së re”, Rama tha:  “Për herë të parë policët sot ndihen Zot në detyrë se nuk përdhunohen në telefon, as nga ministra, as nga drejtorë, as nga deputetë, as nga kriminelë, transmeton Syri.net

Për herë të parë nuk i marrin në telefon për t’u thënë “lëshoje këtë e lëshoje atë, mos e prek atë makinë, mos e prek atë timon.”

Ne jemi të detyruar të gjithë sëbashku të rrisim kapacitetin analitik të Policisë së Shtetit, – tha ai, – të fuqizojmë trurin që e vë në veprim Policinë e Shtetit, në kuptimin e mekanizmave, në mënyrë që në 21 mijë km katror të kësaj Shqipërie, të mos ketë qënie që mund të imagjinojë ta fitojë sfidën ndaj shtetit, pavarësisht se mund ta ndërmarrë.

Duke ndjekur fushatën elektorale në SHBA, mendoj vazhdimisht për situatën këtu: Nuk ka ditë pa vrasje, pa përballje të egra me krimin që përfundojnë edhe në vrasje ndaj policisë. Nuk kam dëgjuar pra, edhe më absurdin nga amerikanët, që është Donald Trump, të sulmojë Policinë. Edhe ai vetë nuk ka guxuar të ngrihet kundër policisë, ai që nuk ka lënë kurrfarë absurditeti pa nxjerrë nga goja.

Duket sikur ata që kanë mandatin nga popullit për t’i bërë opozitën kësaj qeverie, duket sikur mezi e presin vrasjen e radhës, ngjarjen e radhës dhe po ta përfytyrosh, mendoj se ç’heshtje dëshpëruese do të kishim sikur këtu të mos ndodhte asgjë. Do të ishin në një gjendje depresioni. E vetmja që i nxjerr nga depresioni është një fatkeqësi.”

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button