Audio inçizimet e paligjshme: MPB pa rezultate konkrete, në Facebook qarkullojnë materiale të reja

Ende nuk dihet se kush qëndron pas audio incizimeve dhe se ku qëndron prapavija, në moment kur dihet se materialet rreth përgjimeve i ka marr përsipër Prokuroria Speciale Publike. Derisa MPB thotë se është duke e proceduar rastin nëpër organet kompetente, rritet numri i faqeve në Facebook që i shpërndajnë audio incizimet e paligjshme, shkruan Portalb.mk.

“Nga ana e Repartit për hetimin e krimit kompjuterik- Sektori për krim kompjuterik dhe forenzikë digjitale deri te Prokuroria Publike- Shkup janë dorëzuar njoftime më 26.09.2016 dhe 28.09.2016 me anë të së cilave është kërkuar që të sigurohen Kërkesa nga prokurori kompetent për marrjen e të dhënave (IP adresat) të adresuara deri te përgjegjësit e rrjetit social facebook”, thuhet në përgjigjen e MPB dërguar Portalb-it.

Nga ty thonë se këto kërkesa janë proceduar deri të përgjegjësit e facebook-ut me kërkesë për ruajtjen dhe sigurimin e të dhënave IP për përdoruesin që i ka publikuar audio incizimet kontestuese.

“Pas marrjes së përgjigjes nga ana e faqes së facebook-ut, do të njoftohet prokuori përgjegjës, me qëllim ngritjen e ndihmës ndërkombëtare juridike, me çka zyrtarisht do të sigurohen të dhënat e kërkuara që janë të nevojshme për procedurë gjyqësore”, përfundon përgjigja me shkrim e MPB-së.

Përgjigja e MPB-së, me vonesë, ka të bëjë me publikimet e para nga faqja e facebook-ut “pronto mk”. Ndërkohë derisa po kërkohen IP e adresës “pronto mk” është hapur faqja “rrofsh mk” me incizime të reja.

Ligji për mbrojtjen e të dhënave personale, në Nenin 2 thotë:

“Mbrojtja e të dhënave personale i garantohet çdo personi fizik pa diskriminim të bazuar në përkatësinë e tij nacionale, racën, ngjyrën e lëkurës, bindjet fetare, përkatësinë etnike, gjininë, gjuhën, bindjet politike e të tjera, gjendjen materiale, origjinën e lindjes, arsimimin, prejardhjen sociale, shtetësinë, vendin ose llojin e qëndrimit ose cilatdo qofshin karakteristika tjera.”/Portalb

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button