Hezbollahu akuzon SHBA-të lidhur me operacionin në Mosul

Sekretari i përgjithshëm i Hezbollahut Hassan Nasrallah pretendon se Shtetet e Bashkuara të Amerikës (SHBA) duke përdorur operacionin e Mosulit synojnë të tërheqin organizatën terroriste DEASH në lindje të Sirisë, raporton Anadolu Agency (AA).

Nasrallah në një fjalim të mbajtur me rastin e Ditës së Ashures në rajonin Dahije jashtë kryeqytetit Bejrut të Libanit tha se “SHBA-të duke hapur një korridor me luftën e Mosulit do të mundësojë tërheqjen e DEASH-it drejt lindjes së Sirisë”.

Ndër të tjera ai pretendon se në këtë proces do të përdoren edhe militantët e DEASH-it për disa sulme brenda Irakut.

“Irakianët për të mbrojtur veten e tyre kundër DEASH-it duhet të hynë në Siri. Në këtë ata kanë të drejtë. Fitorja e vërtetë fitohet duke luftuar me DEASH-in se sa të lejohet që DEASH-it të hapë korridor në Siri”, tha Nasrallah.

Nasrallah duke përmendur konfliktet në Jemen pretendon se fitorja kundër koalicionit nën udhëheqjen e Arabisë Saudite është e afërt.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button