Jeta në moshën 50+: Problemet dhe zgjidhjet me sytë, veshët e dhëmbët

Jeta pas të 50-ave sjell shumë ndryshime në trupin tuaj. Megjithatë nëse fitoni një stil jetese të shëndetshme, atëherë gjithçka do të shkojë mirë. Më poshtë disa këshilla për të gjithë:

Sytë dhe veshët

rrudha tek syteÇfarë ndodh? Me moshën, mund të keni vështirësi të përqendroheni në objektet që keni pranë. Mund të bëheni më të ndjeshëm ndaj vështrimit dhe të keni vështirësi përshtatjeje në nivele të ndryshme të dritës. Moshimi gjithashtu mund të ndikojë lenten e syrit duke shkaktuar pamje jo të qartë (katarakt), shkruan shendeti.com.al.

Edhe dëgjimi gjithashtu mund të ulet. Mund të keni vështirësi të dëgjoni frekuencat e larta apo të ndiqni një bisedë në një dhomë me shumë njerëz.

Ç’mund të bëni për dëgjim dhe shikim më të mirë?

Bëni kontrolle të rregullta: Ndiqni këshillat e mjekut për syzet, lentet e kontaktit, pajisjet e dëgjimit etj.

Merrni masa: Vini syze dielli apo mbani kapele me strehë të gjerë kur jeni jashtë shtëpisë dhe përdorni tapa për veshët kur keni rrotull shumë zhurma.

***

Dhëmbët

Çfarë ndodh? Mishrat e dhëmbëve bien. Ilaçe të caktuara, të tilla si ato që trajtojnë alergjitë, astmën, tensionin e lartë të gjakut dhe kolesterolin e lartë, gjithashtu mund të shkaktojnë tharje të gojës. Sidhembe bardherrjedhojë, dhëmbët dhe mishrat e dhëmbëve mund të bëhen më të ndjeshëm ndaj infeksioneve dhe rënies.

Ç’mund të bëni për një shëndet oral më të mirë?

Lani dhëmbët dhe përdorni fillin dentar:Lajini dhëmbët dy herë në ditë dhe pastrojini duke përdorur fillin dentar një herë në ditë.

Bëni kontrolle të rregullta: Kontaktoni me dentistin për kontrolle të rregullta të gojës suaj.

***

Lëkura

Çfarë ndodh? Me moshimin lëkura juaj hollohet, bëhet më pak elastike dhe më e ndjeshme me ulje të indeve yndyrore poashtë lëkurës. Mund ta vini re këtë ndërsa shihni se në rast se goditeni, nxiheni mëplakja e lekureslehtë. Ulja e prodhimit të vajrave natyralë mund ta bëjë lëkurën më të thatë. Rrudhat dhe shenjat e moshës janë më të zakonshme.

Ç’të bëni për një lëkurë të shëndetshme:

Jini të butë: Lahuni me ujë të ngrohtë, jo të nxehtë. Përdorni sapunë të butë, si dhe hidratues.

Merrni masa: Kur jeni jashtë shtëpisë përdorni krem kundër diellit dhe vishni rroba që ju mbrojnë. Vizitohuni rregullisht te dermatologu.

Mos pini duhan: Nëse pini duhan, kontaktoni me mjekun tuaj që t’ju ndihmojë ta lini. Duhanpirja nxit dëmtimin e lëkurës, si dhe rrudhat.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button