A do të votojë BDI për shpërndarjen e Kuvendit? Flet Xhaferi

BDI-ja nuk merr pjesë në asnjë manipulim për anulimin e zgjedhjeve të caktuara më 11 dhjetor dhe do të votojë për shpërndarjen e Parlamentit në seancën e Kuvendit, të cilën kur të duan le ta caktojnë, thonë për “Fokus”, koordinatori i grupit të deputetëve të BDI-së, Talat Xhaferi, transmeton Portalb.

Ai thotë se partia e tij nuk qëndron prapa asnjë farë skenarit për kalkulime dhe lojëra rreth caktimit të seancës parlamentare në të cilën do të votohej për zgjedhjet.

Në pyetjen rreth asaj që, nëse pranohet propozimi i VMRO – DPMNE-së, që vendimi për shpërndarje të Parlamentit të gjendet në seancë parlamentare që sonte, atëherë a do të varej zgjidhja e njësisë zgjedhore numër 6, gjegjësisht problemi me numrin e tepërt të votuesve, Xhaferi thotë:

“Njësia e gjashtë zgjedhore nuk është problem i BDI-së, ai është problem i shtetit, deri tani duhej të pastrohej ajo çështje”. /Portalb

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button