Meta takon Tsipras: Plagët të mos dominojnë marrëdhëniet tona

Marrëdhëniet mes Greqisë e Shqipërisë nuk duhet tëe domonihen nga plagët historike, por nga interesat e përbashkëta. Ky ishte mesazhi i kryeparlamentarit Meta i shprehur prej tij gjatë takimit në Athinë me Kryeministrin grek, Alexis Tsipras. Ndersa sipas ketij te fundit dy vendet duhet të mbrojnë fqinjësinë e mirë nga zërat ekstremistë e nacionalistë.

Vizitën 3 ditore në Athinë, Ilir Meta e përmbylli duke shtrënguar duart me Alexis Tsipras. Në takimin që zhvilloi me kryeministrin grek, kreu i Kuvendit theksoi se çështjet e mbartura nga e kaluara duhen trajtuar në mënyrë konstruktive sipas përkatësisë evropiane të të dyja vendeve.
“Natyrisht, si të gjithë fqinjët, në historinë e marrëdhënieve tona kemi disa plagë – ka theksuar Meta, por sipas tij – nuk janë këto që dominojnë marrëdhëniet tona. Ato dominohen nga interesat e përbashkët”, ka theksuar Meta.
“Me urtësi dhe me vullnet pozitiv, jo vetëm që do t’i japim një hov të ri marrëdhënieve të gjithanshme shqiptaro-greke, sepse kjo është një kërkesë e qytetarëve tanë, por dhe t’i trajtojmë në mënyrë konstruktive sipas edhe përkatësisë evropiane që na takon të gjitha çështjet e mbartura nga e kaluara”, ka deklaruar Meta gjatë takimit me Tsipras.
Meta falënderoi Kryeministrin grek dhe qeverinë e tij për vizionin integrues ndaj emigrantëve, ndërsa Tsipras i premtoi kryeparlamentarit se Qeveria e Athinës do të angazhohet për të krijuar më shumë lehtësira për dokumentet e emigrantëve shqiptarë.
Kryeministri grek pohoi gjatë takimit se marrëdhëniet mes dy vendeve gjatë rrugëtimit të tyre historik kanë pasur edhe tensione e probleme, por gjithashtu nuk kanë munguar kohërat e mira. “Ne duhet të zgjidhim problemet dhe ato të kenë mbarëvajtjen e tyre. Duhet të mbrojmë perspektivën e fqinjësisë së mirë, ta mbrojmë atë nga zërat ekstremistë e nacionaliste”, ka deklaruar Kryeministri Tsipras.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button