E pse Hoviti dhe Gareti janë përmendur në titull?!

[Recension: DISA DJEM E MALTRETOJNË NJË GRUA: Ky është vendi prej të cilit vijnë Riçard Hovit dhe Gareti – shihni prapambeturinë e civilizuar!]

Titulli i këtij teksti i cili informon për një ngjarje të pahijshme në Britaninë e Madhe, është tendencioz. Është zgjedhur një titull i tillë me të cilin krejtësisht pa nevojë kjo ngjarje lidhet me emrat e ambasadorit britanik në vend, Çarlls Garet, dhe eurodeputetit, Riçard Hovit.

momchinja-maltretiraat-zhena-ova-e-zemjata-od-koja-doagja-richard-hovit-i-garet-poglednete-ja-civilizaciskata-zaostanatost-infomax-mkLinku deri te artikulli origjinalDISA DJEM E MALTRETOJNË NJË GRUA: Ky është vendi prej të cilit vijnë Riçard Hovit dhe Gareti – shihni prapambeturinë e civilizuar!

Data dhe koha e publikimit: 04.10.2016

Data e recensionit: 12.10.2016

Recensuese: Аna Anastasovska

ТЕНДЕНЦИОЗНОСТ

Vetë informata është në rregull, mirëpo titulli dhe komenti i fundit e zbulojnë tendencën e këtij produkti gazetaresk.

“Ky është vendi prej të cilit vijnë Riçard Hovit dhe Gareti – shihni prapambeturinë e civilizuar”.

Titulli i këtij lloji që në fillim paralajmëron se çka dëshiron të arrijë me tekstin e shkruar.

Në fakt, teksti informon për disa të rinjë britanezë që e kanë sulmuar një rumune dhe e kanë ofenduar, vetëm për shkak se ka qenë emigrante, gjegjësisht ndaj saj janë sjellë në mënyrë diskriminuese. E çfarë lidhje ka eurodeputeti Hovit dhe ambasadori Garet e sjelljen e disa djemve? Asnjë lidhje!

Veprimet e disa individëve assesi nuk mund të ndërlidhen me politikat e vendit dhe sipas kësaj nuk mundet i gjithë shteti dhe të gjithë britanezët të barazohen me disa djem të rinj.

“Kjo është ajo “kultura” perëndimore. Mizore”.

Komenti i fundit, poashtu, flet për tendenciozitetin e tekstit. A thua vallë kultura perëndimore, si kuptim i gjerë, mund të barazohet me sjelljen e këtyre djemve të rinj?!

Shihet se teksti është i motivuar politikisht dhe se ka për qëllim t’i sulmojë Garetin dhe Hovitin vetëm për shkak se i kundërshtojnë politikat e pushtetit.

 

 


Ky recension është përgatitur nga kuadër të Projektit të USAID-it për përforcimin e mediumeve në Maqedoni – Komponenta Shërbimi për verifikimin e fakteve nga mediumet, që implementohet nga fondacioni Metamorfozis.. Ky recension është mundësuar me përkrahjen e Agjencisë amerikane për zhvillim ndërkombëtar (USAID). Përmbajtja e analizës është përgjegjësi e autorit dhe nuk i paraqet qëndrimet e fondacionit Metamorfozis, USAID-it ose të qeverisë së SHBA-ve. Për më tepër informata për punën e USAID-it në Maqedoni, ju lutemi vizitoni ueb-faqen e USAID-it: (http://macedonia.usaid.gov) dhe faqen e USAID-it në Facebook: (www.facebook.com/USAIDMacedonia).

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button