Bilall Kasami: Lëvizja BESA “u doli hakut”, nuk ka më asnjë përgjegjësi ndaj partive tjera opozitare

Lëvizja BESA u doli hakut partive të tjera opozitare dhe nuk ndjen më asnjë lloj përgjegjësie për t’u ofruar bashkëpunim, tha Kryetari i Lëvizjes BESA, Bilall Kasami pasi Uniteti dhe LR-PDSH nuk iu përgjigjën ftesës së sotme publike për krijimin e frymës së bashkimit, njofton Portalb.mk.

“Ne nuk duam as ta gjykojmë vendimin e tyre e as ta kualifikojmë qëndrimin e askujt, por e kemi patjetër të konstatojmë se në këtë mënyrë ne u kemi dalë hakut këtyre dy subjekteve dhe nuk ndjejmë më asnjë përgjegjësi politike, por edhe morale, që t’u ofrojmë më shumë bashkëpunim.” deklaroi Bilall Kasami.

Kasami sqaroi se tashmë opozitë e bashkuar është vetëm Lëvizja BESA dhe RDK. Ata nuk do të bëjnë më një ofertë të ngjajshme si kjo e sodit, por se do të mirëpresin këdo që do të vendos t’u bashkohet, qoftë ndonjëra prej partive që e injoroi ftesën e sotme, qoftë ndonjë prej organizatave civile, intelektualëve dhe personaliteteve  shqiptare.

“Nga dita e nesërme prioriteti jonë më i lartë është vetëm rrëzimi i BDI-së dhe asgjë tjetër. Prandaj, deklarojmë se ne nuk do të merremi as me sulmet, as me etiketimet, e as me shpifjet e mundshme, që mund të vijnë nga cilado palë, sepse për neve kundërshtar dhe armik i shqiptarëve është vetëm BDI-ja” shtoi Kasami./Portalb.mk

LEXO: Dështon takimi i krerëve të opozitës shqiptare: Munguan Sela, Ostreni dhe Memedi

 

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button