VMRO – DPMNE nuk përgatitë kundër – marsh, do të mbajë tubim partiak

Partia VMRO – DPMNE, tani për tani, nuk planifikon marsh ose tubim në të hapur, e cila  do të ishte si reagim i asaj që dje e bëri partia opozitare LSDM në Shkup, njofton Portalb. Megjithatë, anëtarët e partisë në pushtet thonë se është lajmëruar tubim partiake për të dielën (16 tetor) në hapësirë të mbyllur në Shkup, në të cilën, eventualisht, do të promovohej programi dhe slogani i ri i partisë.

“Ajo do të nënkuptonte fillim të fushatës për zgjedhje të parakohshme parlamentare, gjatë së cilës, mes tjerash do të manifestohet edhe numri i mbështetësve të qytetarëve dhe të anëtarëve ndaj VMRO – DPMNE-së. Ajo planifikohet të bëhet në dy javën e ardhshme ose simbolikisht në prag të festës së 23 Tetorit. Eventualisht anulimi i tubimit do të varet nga shpërndarja e Kuvendit. Nëse sot shpërndahet, data do të ishte e precizuar”, thonë burimet e agjencisë së lajmeve “Meta” nga partia në pushtet VMRO – DPMNE.

Në lidhje me atë se a do të mbahet tubim ose jo, Qendra për Komunikim me Partinë, nuk ka dhënë detaje, transmeton Portalb.

“Për çdo vendim do të njoftoheni në kohë”, shkurt është përgjigjur, drejtori i Qendrës për Komunikim me Partinë VMRO – DPMNE, Ivo Kotevski.

Përndryshe, LSDM, në bashkëpunim me organizatat joqeveritare, dje organizoi marsh protestues, i cili filloi në ora 14 në afërsi të hapësirave të reja të Prokurorisë Speciale Publike (PSP) në Shkup. Nga atje, disa mijëra qytetarë, kanë shkuar në drejtim të bulevardit “Aradhet Partizane” dhe kanë arritur deri përpara Kuvendit të Maqedonisë, ku kanë mbajtur fjalim lideri i LSDM-së, Zoran Zaev, aktivistë nga organizata të ndryshme, por edhe përfaqësues të ndryshëm të jetës së artit. /Portalb

LEXO: Marshi protestues: “Po” për jetë në Maqedoni, “Jo” për regjimin (FOTO)

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button