Leopardët dhe pumat po shumohen në Britani të Madhe

Leopardët dhe pumat janë duke u shumuar në pjesët rurale të Britanisë së Madhe, kanë pohuar ekspertët, derisa të dhënat e reja tregojnë se më shumë se një mace e madhe raportohet në polici çdo javë.

Ekipet policore në Angli, Uells dhe Irlandë Veriore, kanë zbuluar më shumë se 450 vende të maceve mes viteve 2010-2015.

Norfolk dhe Suffolk janë vendet në të cilat janë gjetur më së shumti leopardë dhe puma. Panterat e zeza në këto dy vende janë raportuar vazhdimisht nga mediat britanike, raporton Daily Mail, transmeton Koha.net.

Jonathan Downes, ekspert i kafshëve të egra, ka thënë se ligji i vitit 1977 nuk lejon njerëzit që kafshët e egra t’i mbajnë si kafshë shtëpiake.

“Shumë kafshë të egra janë mbajtur në shtëpi dhe janë lëshuar. Ose ato kanë ikur nga kopshtet zoologjike dhe janë lënë të lira”, ka thënë Downes, transmeton Koha.net.

“Jam fort i sigurt se macet e mëdha siç janë leopardi dhe puma duhet të shumohen, sepse ato nuk mund të jetojnë 40 vjet në botën e egër”, ka shtuar ai. “Gjithashtu kemi pasur raste të leopardëve femra me këlyshë duke u endur nëpër male”.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button