Artur Zheji: Kosova është krahinë e Shqipërisë

Gazetari Artur Zheji ka folur me tone të larta gjatë emisionit të mbrëmjes në Opinion në TV Klan në lidhje me temën: Dy kombëtare apo dy kombe shqiptare.

Para se të kritikonte qeveritë e dy shteteve, Kosovës dhe Shqipërisë për krijimin e dy shteteve të vogla, Zheji në një moment iu referuar Kosovës si krahinë e Shqipërisë.

“Kosova duket si krahinë e Shqipërisë…”, tha Zhei, por u pengua nga panelistë të tjerë, një formë kjo e zakonshme në këtë emision.

Zheji tha se dy qeveritë dhe klasa politike e jona nuk e ka dashur kurrë bashkimin e dy vende, por mbi të gjitha pak ka punuar për të arritur për të bërë diçka tillë.

Sipas Zhejit, elitës politike më mirë ju ka leverdisur që njëra të jetë e para në Prishtinë se e dyta në Tiranë dhe anasjelltas.

“Që tani por kryesisht në Kosovë, dy klasa politike, të cilat thonë; siç thoshte Cezari më mirë i pari fshatit se i dyti në Romë. Më mirë i pari në Prishtinë se i dyti në Tiranë. Janë dy klasa politike që për egoizmin, korrupsionin për lekët e tyre, për pushtetin dhe faktorizimin, janë të gatshme të jenë më mirë njëra e parë në Prishtinë, e tjetra e para në Tiranë, sesa të luftonin politikisht në një entitet të përbashkët”, tha Zheji./Insajderi.com

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button