MODEM: Ja si kanë raportuar mediat në Maqedoni

Fotografia mediatike për pluralizëm politik në Maqedoni është pak e përmirësuar në krahasim me gjashtë muaj më parë, veçmas duket se janë “zbutur” fenomenet që më parë ishin mjaft të pranishme: Mbajtje anë, raportim propagandistik, demonizim të subjekteve politike, futje të marketingut politik si pjesë e lajmeve, njofton Portalb.

Ky është përfundimi gjeneral i raportit të Monitorimit të Demokracisë në Maqedoni – MODEM, i cili ka të bëjë me përmbajtjen mediatike të emetuara në Servisin Radiodifuziv dhe në televizionet komerciale me koncesion nacional në periudhë prej 5 deri më 16 shtator të vitit 2016.

“Edhe pse, fushata zgjedhore është larg, një pjesë e televizioneve (Sitel, Kanal 5, Alfa dhe TV Nova) tanimë me përforcim raportojnë për aktivitetet parazgjedhore të partive politike, para se gjithash për VMRO – DPMNE-në dhe LSDM-në. Te këto televizione mund të konstatohet përmirësim në çështjen e balancimit, por prapë në shumicën e lajmeve ende favorizohet partia në pushtet. Gjatë transmetimit të kronikave për LSDM-në, thuajse gjithnjë, lëshohen edhe reagime nga partia në pushtet ose institucioni shtetëror me qëllim që të bëhet kundër-peshë”, thuhet në raport.

Në përmbajtjet të cilat karakterizohen si fushatë parazgjedhore, sipas raportit, bëjnë pjesë edhe ato në të cilat ministrat e VMRO – DPMNE-së promovojnë masa qeveritare dhe projekte që do të realizoheshin pas zgjedhjeve. Janë publikuar edhe kronika në të cilat lideri i VMRO – DPMNE-së, Nikolla Gruevski, ka promovuar projekte qeveritare. Në këtë mënyrë, mediat në fjalë, partisë në pushtet i dhanë përparësi kundër opozitës, pasi që VMRO – DPMNE-ja i shfrytëzon institucionet shtetërore për ta promovuar veten gjatë periudhës parazgjedhore. Kjo tregon se ende nuk bëhet dallimi mes partisë dhe shtetit dhe se mediat proqeveritare janë njëra nga mekanizmat kryesore të VMRO – DPMNE-së që të mbetet në pushtet, transmeton Portalb.

“Radio Televizioni i Maqedonisë, në lajmet qendrore të programit të Parë, plotësisht dhe në kohë ka raportuar për ndodhitë aktuale, në mënyrë informative dhe pa hyrë në analiza. E njëjta është bërë edhe në programin e Dytë.  Te disa televizione kritikuese (Telma, 24 Vesti, Alsat M), ndjekja e punës së rregullt të institucioneve shtetërore dhe publike, dështimet e mundshme gjatë kryerjes së detyrave (në fushat e arsimit, urbanizmit, financimeve publike etj.), pa iu dhënë kahje partiake, ishte dominonte në temat në këtë fazë të periudhës parazgjedhore”, theksohet në raportin e MODEM.

Përndryshe, MODEM, realizohet në kuadër të projektit “Shprehja e interesit publik: rritje të fuqisë së organizatave civile në Maqedoni”, që e kryen Instituti i Studimeve të Komunikimit (IKS), e përkrahur nga Ambasada e Britanisë në Shkup.

M shumë nga raporti lexoni: KËTU

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button