Prishtina shkatërron Kumanovën

Skuadra e Sigal Prishtinës ka shënuar fitore me rezultat bindës kundër skuadrës maqedonase, Kumanovo 2009. Ndeshja e zhvilluar, të mërkurën në mbrëmje, në kryeqytet, në praninë e mbi 2.000 shikuesve është mbyllur me shifrat 75:60.

Për prishtinasit kjo ishte fitorja e gjashtë në këtë edicion në Ligën Ballkanike dhe tashmë pas javës së 10-të ata e shohin vetën në pozitën e dytë, me vetëm një pikë më pak sesa rivali i sotëm, i cili e kryeson renditjen.

Djelmoshat e Ceyhun Cabadakut e nisën furishëm takimin, duke krijuar epërsi të madhe qysh në minutat e para. Ata shkuan në pushim me epërsi prej 18 pikësh, 43:25. Mbizotërimi i prishtinasve vazhdoi edhe në pjesën e dytë, megjithëse në minutat e fundit maqedonasit me disa shënime për tri pikë arritën ta zvogëlojnë ngecjen në 15 pikë.

Në radhët e Sigal Prishtinës me lojë të mirë u dalluan Kendrick Jones, me 16 pikë, Blerim Mazreku, me 13 pikë dhe Dardan Berisha, me 11 pikë, derisa te Kumanovo 2009 pikë dyshifrore realizuan Vukasin Mandic e Royce Parran nga 13 pikë dhe Ivan Miskovic 11 pikë.

Lajme të ngjashme

Back to top button