Kamenos: marrëveshjes së përkohshme nga viti 1995 i ka skaduar afati

Në pyetjen e deputetëve deri te shefi i diplomacisë greke, Evenagelos Venizelos, lideri i partisë “Grekët e pavarur”, Panos Kamenos, ka konstatuar se marrëveshjes së përkohshme nga viti 1995 i ka skaduar afati. 

Kryeministri Andonis Samaras, deri më tani tetë herë me radhë ka refuzuar të përgjigjet në pyetjen e Kamenos për Maqedoninë, kurse para së gjithash në pyetjen nëse tani për Samarasin për dallim nga e kaluara është i pranueshëm ndonjë zgjidhje kompromisi në të cilin emër do të ekzistojë edhe termi Maqedoni. 

Kamenos ka pyetur nëse është e vërtetë se në tavolinë është publikuar edhe propozimi “Republika e Re e Maqedonisë” dhe si do të jetë përdorimi i këtij emri, nëse pranohet. 

“Parlamenti të informohet nëse qeveria aktuale ka për qëllim që të shpallë referendum nëse ndonjëherë arrihet ndonjë kompromis i pranueshëm për emrin, dhe a mendoni që të na njoftoni për Marrëveshjen e përkohshme nga viti 1995, të cilës tani më i ka skaduar afati, por që po mbështetet heshturazi në një kohë të pacaktuar”, thuhet në pjesën e dytë të pyetjes së deputetit Kamenos.

Lajme të ngjashme

Back to top button