Ushtarët izraelitë shembin shtëpinë e një të burgosuri palestinez

Njoftohet se një palestinez është plagosur gjatë ngjarjes ku ushtarët izraelitë shembën shtëpinë e një të burgosuri palestinez në qytetin Nablus, në veri të Bregut Perëndimor, raporton Anadolu Agency (AA).

Pas shembjes së shtëpisë së të burgosurit palestinez, Emxhed Alijevi, në qytetin Nablus mes ushtarëve izraelitë dhe të rinjve palestinezë u shkaktuan tensione. Mësohet se ushtarët izraelitë kanë ndërhyrë me plumba plastikë dhe gaz lotsjellës kundër palestinezëve që kanë reaguar ndaj shembjes së shtëpisë.

Në një deklaratë nga Gjysmëhëna e Kuqe Palestineze thuhet se si pasojë e ndërhyrjes së ushtarëve izraelitë një i ri palestinez u plagos me plumb plastik dhe shumë të tjerë janë ndikuar nga gazi lotsjellës.

Alijevi akuzohet për vrasje të një personi në vendbanimin hebre Itemar në lindje të Nablusit vitin e kaluar.

Shtëpitë e palestinezëve ndaj të cilëve pretendohet se kanë kryer sulme politike shemben nga forcat izraelite si një mënyrë ndëshkimi ndaj tyre.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button