Qeveria e Kolumbisë do të zhvillojë bisedime me organizatën ELN

Në Kolumbi, pas marrëveshjes për paqe të arritur mes qeverisë dhe Forcave të Armatosura Revolucionare të Kolumbisë (FARC), njoftohet se edhe me një grup tjetër rebel, Ushtrisë Çlirimtare Kombëtare të Kolumbisë (ELN) do të fillojnë bisedimet zyrtare për paqen, raporton Anadolu Agency (AA).

Në deklaratën e përbashkët të bërë në pallatin presidencial në kryeqytetin e Venezuelës, Caracas, mes delegacionit qeveritar dhe militantëve të organizatës majtiste të dytë më të madh në vend, ELN, u theksua se bisedimet zyrtare do të fillojnë më 27 tetor në Ekuador.

Presidenti i Kolumbisë, Juan Manuel Santos, në fjalimin e tij që u transmetua në televizion, tha se “Me guerilët e ELN-së mundohemi që prej 3 vitesh për bisedime. Tashmë mund të arrijmë sukses me ELN.”

Ndërsa një ndër senatorët e Kongresit kolumbian, Ivan Cepeda, në një deklaratë të publikuar në rrjetin social, tha se “Ndjej kënaqësi nga njoftimi i kapitujve të bisedimeve të përbashkëta për një paqe të plotë, të qëndrueshme dhe të përjetshme mes qeverisë dhe ELN-së.”

Në bisedimet e paqes ku shtete garantuese do të jenë Brazili, Kili, Kuba, Ekuadori, Norvegjia dhe Venezuela, do të diskutohet për disa çështje.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button