Minoski: Nëse zgjidhet kriza politike, do të ketë rritje ekonomike më të madhe nga e parapara

Ekonomia e Maqedonisë në vitin 2017 mund të realizojë madje rritje edhe më të lartë nga projektimi prej 3 për qind, nëse kriza politike zgjidhet në dhjetor. Këtë në intervistën për Zërin e Amerikës e theksoi ministri i Financave, Kiril Minoski, duke folur për politikat ekonomike të cilat i zbaton Qeveria dhe efektet e tyre, si hyrja e investimeve të huaja dhe hapja e vendeve të reja të punës.

“Banka botërore projektoi rritje të ekonomisë së Maqedonisë prej 3,3 për qind për vitin 2017. Projektimi ynë ishte më konservator dhe ai paraqet 3 për qind. Por rritja mund të jetë edhe më e lartë. Një nga faktorët që do të ndikojë në atë është zgjidhja e krizës politike, e cila po zgjatë tejet shumë. Këto parashikime i bazoj në dy tremujorët e parë të vitit në vijim. Krahas ndikimit të krizës politike, në tremujorin e dytë tëp vitit 2016 kemi rritje prej 2,3 për qind, falë aktiviteteve eksportuese nga ZZHTI, por edhe rritjes në segmentet e tjera të industrisë, si segmentet tradicionale ku është vërejtur aktivitet më i madh ekonomik në krahasim me vitin e kaluar”, thotë Minoski.

Siç thekson ministri i Financave, prioritet parësor i Qeverisë së RM-së është nxitja e investimeve dhe rritjes ekonomike, që do të kontribuojë për rritjen e numrit të të punësuarve dhe përmirësimin e standardit jetësor të qytetarëve. Ministri thekson se papunësia në vend është sjellur në 24 për qindët më të ulët historik, por se puna e Qeverisë nuk ka përfunduar dhe do të vazhdojë në drejtim të hapjes së vendeve të reja të punës përmes përmbledhjes së politikave ekonomike të cilat po zbatohen.

Si gjenerator i rëndësishëm i punësimeve të reja Minoski i thekson edhe masat aktive të Qeverisë për punësim si “Maqedonia punëson”.

I pyetur për rëndësinë e diasporës për ekonominë e Maqedonisë, ministri thotë se të gjithë të cilët do të vendosin të investojnë në vend apo të lidhen me kompani vendore furnizuese kanë vin-vin situatë. Nga njëra anë në vend hyn kapitali i huaj, teknologjitë dhe hapen vende të reja të punës, ndërsa nga ana tjetër ata që do të investojnë fitojnë klimë të shkëlqyeshme afariste, politikë të volitshme tatimore dhe prodhime dhe shërbime cilësore nga kompanitë e Maqedonisë.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button