Pakënaqësi në ARM: Kushte mizerable, sindikalistët paralajmërojnë grevë

Pakënaqësia në Armatën e Republikës së Maqedonisë ka arritur kulmin. Gjendja vlerësohet se është në “kufi me durimin”, ndërkaq sindikalistët, të cilët gjatë kohë kërkojnë rritjen e pagave, tanimë kanë paralajmëruar grevë, transmeton Portalb.

“Paga të vogla, mungesë të pajisjeve, uniformave, transportit të organizuar, vonesën e pagave, mungesën e aktiviteteve për shkak mosposedimin e mjeteve për ushtrime…

“Është kjo vetëm një pjesë e pasqyrës së keqe në ARM, e cila ndikon në gatishmërinë ushtarake, me këtë edhe në nivelin e sigurisë të Maqedonisë”, paralajmërojnë nga ARM, shkruan DW në gjuhën maqedonase.

Ministri i Mbrojtjes Zoran Jolevski, në manifestimin e gjeneratës së 20-të në Akademinë ushtarake “Mihajllo Apostollski”, u ka ikur pyetjeve të gazetarëve.

Risto Ajtov, kryetar i Sindikatës së mbrojtjes dhe sigurisë, thotë se janë disa sinjale të dobëta se do të zgjidhet problem, por që nuk i beson më asnjë premtimi.

“Greva nuk do të realizohet vetëm nëse Qeveria sjellë vendim me çka do t’i pranojë kërkesat tona”, është stoik Ajtov.

Në raport me kompensimet, sindikalistët thonë se pagesa e tyre vonohet 3-4 muaj, nga çka del se të punësuarit e financojnë Ministrinë. Lista e vërejtjeve të sindikalistëve është e gjatë: mungesë e pajisjeve, uniformave, vonesa e pagesave të mëditjeve, mungesa e ushtrimeve si shkak mosposedimi i mjeteve, mungesa e transportit deri të kazermat si pasojë e tenderit të pasuksesshëm në korrik…

Nga Ministria e Mbrojtjes kanë qenë të pakapshëm për t’i komentuar pakënaqësitë e ushtarëve./Portalb

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button