Francë, aksidentohet për vdekje refugjati nga Eritrea në Calais

Në Calais të Francës, në një aksident rrugor humbi jetën një refugjat nga Eritrea. Ai po priste për të udhëtuar drejt Britanisë së Madhe kur u godit për vdekje nga një automjet, raporton Anadolu Agency (AA).

Autoritetet lokale njoftuan se shoferi i automjetit që shkaktoi aksident trafiku është shtetas britanik.

Më tej thuhet se shoferi britanik goditi çiftin e martuar nga eritrean që ishin përskaj rrugës ku shumë refugjatë presin transport drejt Britanisë. Gjithashtu është thënë se burri ka humbur jetën në vendngjarje kurse gruja është plagosur.

Autoritetet theksojnë se disa refugjatë, për të hipur në kamionët që shkojnë në Britani në rrugë lënë objekte për të penguar trafikun dhe shtojnë se shoferi britanik ka humbur kontrollin pasi që ka hasur në njërën nga këto pengesa dhe ka goditur çiftin refugjat.

Ky aksident dje në Calais ka rritur numrin e të vdekurve në 14 brenda këtij viti.

Refugjatët që ndodhen në Calais, duke hipur në kamionët rrezikojnë jetët e tyre. Kjo dukuri shkakton pengesa dhe ndërprerje në rrugën që lidh dy shtetet.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button