LSDM: Gruevski e harroi Rilindjen, i gatshëm të bëhet aktivist

“Nikolla Gruevski, është në konfuzion total dhe e ka harruar Rilindjen e tij. Mirëmëngjes dhe mirëmbrëma, për të, është Programi i LSDM-së, është i gatshëm madje edhe të bëhet aktivist”, thuhet në kumtesën e sotme të LSDM-së, njofton Portalb.

“Pasi që i la punëtorët me 9.000 denarë rrogë, pranoi se rroga minimale do të ishte me lartësi aq sa LSDM-ja propozoi, që deputetët e tij nuk e votuan në Parlament. Pasi që 500.000 qytetarë u shtynë në varfëri, emigruan 626.312 qytetarë nga shteti, Gruevski paralajmëron edhe luftën e tij për vende të reja të punës. Pasi që harxhoi 650 milionë euro të qytetarëve për politika stiropoli, Gruevski do që të flet për konakë, manastire dhe trashëgimi kulturore?!”, pyesin nga LSDM.

Sipas tyre, politikat e dëmshme të Gruevskit janë zhveshur, pasi që nuk kanë pikëtakim me nevojat qytetarëve. /Portalb

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button