Hiqni lëkurën e errët në pjesët intime me mënyra natyrale

Ekziston një gjendje specifike e lëkurës e quajtur Acanthosis Nigricans, e cila formohet në pjesën e ijeve midis këmbëve. Kjo ndodh  më se shpeshti kur njerëzit janë mbi peshë dhe mund të kthehet në një sëmundje të rrezikshme. Njerëzit obezë dhe me diabet të tipit 2 vuajnë më së shpeshti nga ky problem, i cili mund të degjenerojë në sëmundje serioze si tumor, ndryshime hormonale dhe faktorë të tjerë gjenetik, shkruan shendeti.com.allekure-e-erret

Simptomat shfaqen në zonën e ijeve dhe në zonat publike. Lëkura fillon të marrë një ngjyrë kafe dhe ndryshon edhe trashësinë duke u bërë më e fortë. Në disa raste mund të bëhet e dhimbshme dhe të shkaktojë irritime dhe kruajtje. Më poshtë jepen disa mënyra se si të përmirësohet kjo gjendje:

  • Aloe vera– Ajo mund të rikthejë ngjyrën natyrale të lëkurës si dhe të riparojë dëmtimin në qelizat e lëkurës. Përdorni xhel aloe vera dhe aplikojeni në pjesën e errët. Lëreni atë për 20 minuta. Pas kësaj mund të lahenu. Ky trajtim duhet të përsëritet çdo ditë.
  • Kastravec– për ta përdorur atë sa më mirë, përzieni lëngun e kastravecit me lëng limoni dhe shafran dhe aplikojeni përzierjen në zonën e duhur. Përsëriteni këtë çdo ditë. Nëse nuk i keni elementët e tjerë, mundeni thjeshtë të fërkoni pjesët e errëta me kastravec.
  • Limoni – vitamina C që ndodhet në limon mund të heqë qelizat e vdekura në lëkurë dhe rikthen ngjyrën natyrale të trupit. Përdorni lëngun e limonit për të lyer pjesën e errët dhe lëreni për 20 minuta. Në fund lahuni me ujë të vakët.
  • Sodë buke – përzieni sodën e  bukës me ujë në raportin 1:3 dhe formoni një pastë. Aplikojeni atë në pjesën e errët të lëkurës dhe lëreni deri sa të thahet. Më pas lajeni me ujë të ngrohtë dhe përsëriteni këtë procedurë 2 herë në javë.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button