Qeveria  kërkon që të vazhdojë gjendja e krizës  deri në qershor të vitit 2017

Komisioni për Mbrojtje dhe Siguri dhe  Komisioni për Legjislativ në Kuvendin e Republikës së Maqedonisë , sot do ta shqyrtojë propozimin për vazhdimin e gjendjes së krizës në kufijtë verior dhe të jugut, për shkak të krizës së emigrantëve, njofton Portalb.

Nëse propozimi miratohet, në vend që deri më 31 dhjetor të këtyre vitit, gjendja e krizës do të vazhdojë deri më 30 qershor të vitit 2017.

Vazhdimi i gjendjes së krizës është me kërkesë të Qeverisë, e cila në seancën e 5 tetorit e ka miratuar raportin e Komitetit Drejtues për Koordinimin dhe Menaxhimin në sistemin për menaxhim me kriza.

Kërkesa e këtillë e Qeverisë, qëndron në propozim për ndryshim të vendimit për vazhdimin e afatit të gjendjes së krizës, që të sigurohet “kontinuitet në kryerjen e aktiviteteve nga ana e forcave të Armatës së Republikës së Maqedonisë dhe forcave të sigurisë të Ministrisë së Punëve të Brendshme, në funksion të sigurimit, mbrojtjes dhe ruajtjes së kufijve të shtetit, në bazë të raportit për vlerësimin e bërë dhe analizës gjithëpërfshirëse”.

Gjendja e krizës, për shkak të krizës së emigrantëve ishte sjellë nga fundi i gushtit të vitit të kaluar, kur dhjetëra mijëra emigrantë, nga zonat e përfshira në luftërat e Lindjes së Afërt dhe Afrikës Veriore, kanë tranzituar nëpër territorin e vendeve të Evropës Perëndimore. Kuvendi me kërkesë të Qeverisë, disa herë e ka vazhduar gjendjen e krizës, ndërkaq vendimi i fundit ishte më 18 mars të këtij viti. Me këtë vendim, gjendja e jashtëzakonshme ishte paraparë që të zgjasë deri më 31 dhjetor të këtij viti. Votimi do të bëhet, në seancë plenare të mërkurën. /Portalb

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button