Operacionet antiterror në Turqi, neutralizohen 537 terroristë

Shtabi i Përgjithshëm i Turqisë në një deklaratë me shkrim, ka konfirmuar se në kuadër të luftës antiterror, forcat e armatosura turke që prej datës 29 gusht të këtij viti e deri më tani në të gjithë vendin, kanë neutralizuar 537 terroristë nga të cilët 417 të vrarë, raporton Anadolu Agency (AA).

Krahas neutralizimit të një numri të madh terroristësh, forcat e sigurisë kanë arritur të zbulojnë dhe të sekuestrojnë sasi të mëdha armatimi dhe municioni.

Në këto operacione 88 ushtarë mbetën dëshmorë dhe 152 të tjerë mbetën të plagosur.

Në deklaratën në të cilën thuhet se ushtria turke është duke bërë përpjekjet maksimale brenda dhe jashtë vendit në kuadër të përgjegjësive që i jep ligji në luftën kundër terrorit në vijim theksohet: “Në saje të operacioneve trimërore dhe të palodhura të forcave tona të armatosura në koordinim me xhandarmërinë dhe policinë kemi nën kontroll të gjitha territoret malore. Në këtë mënyrë është penguar që organizata terroriste PKK të bëjë përgatitjet e saj dimërore.”

Si rrjedhojë organizata terroriste PKK është duke përdorur sulme vetëvrasëse me mjete plasëse të improvizuara duke pasur si shënjestër edhe civilët për të treguar praninë e saj, thuhet në deklaratë. Më pas theksohet: “Në këtë kuadër, forcat tona të armatosura janë në gatishmëri të plotë dhe kanë marrë të gjitha masat për të ruajtur civilët. Forcat tona të armatosura do të vazhdojnë operacionet kundër terroristëve deri sa të mos mbetet dhe terroristi i fundit.”

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button