Në një varrezë masive në Meksikë janë gjetur trupat e 600 viktimave

Mbetjet mortore të mbi 600 trupave janë gjetur në një varrezë masive, më e madhja deri më tani në Meksikë, lajmëruan mbrëmë mediat lokale.

Varreza është zbuluar në afërsi të Toreon, një nga qytetet më të rrezikshme në botë, transmeton Rasha Tudej.

Në një sipërfaqe prej 16 hektarëve në komunën San Pedro, afër Toreon, janë gjetur eshtra, veshmbathje të groposura të mbi 600 vikimave, kumtoi “Notimundo Njus”, duke iu referuar grupit “Vida”, organizatë joqeveritare e cila i përfaqëson anëtarët e familjeve të personave të zhdukur.

Përfaqësuesja e grupit Silvia Oric deklaroi se mbetjet u janë dërguar autoriteteve për shkak të identifikimit.

Sipas të dhënave zyrtare, rreth dy mijë njerëz janë zhdukur në përleshjet e pakontrolluara të grupeve kriminele të cilat merren me prodhim, kontrabanim dhe tregti të narkotikëve.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button