Anketa: Afro 40 për qind të votuesve dëshirojnë që Tramp të largohet nga fushata

Afro 40 për qind të votuesve amerikan do të kishin dashur që kandidati republikan Donald Tramp të tërhiqet nga gara për president të SHBA-së, pas publikimit të video incizimit kontraverz ku në mënyrë vullgare i drejtohet grave, tregojnë rezultatet nga anketa e publikuar mbrëmë.

Sipas hulumtimeve të mendimit publik, të zbatuar nga portali Politiko dhe Agjencia Morning Konsalt, 39 për qind të votuesve dëshirojnë që Tramp ta përfundojë fushatën e vet.

Megjithatë, pak më tepër votues, 45 për qind, besojnë se duhet ta vazhdojë fushatën, ndërsa 13 për qind do të kishin dashur që Partia Republikane ta ndryshojë kandidatin.

Anketa tregon edhe se kandidatja demorkatike Hilari Klinton është më e njohur, me mbështetjen e 42 për qind të votuesve.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button