Debat: A ka Maqedonia nevojë për kandidat konsenzual?

Për profesorin universitar, Lubomir Frçkovski termi president konsezual është një term i cili nuk ka të bëjë me realitetin dhe është i gabueshëm pasi që nuk mund të kemi konsenzus vetëm me dy pati politike. Kështu foli ai në një debat sot në Tetovë në temën a ka Maqedonia nevojë për president konsenzual. Ai këtë qeveri e quajti Putiniste.

“Maqedonia nuk ka probleme me ndryshimet kushtetuese, ata bëhen për tu ikur problemeve thelbësore. Këtu nuk ka demokraci por ballafaqohemi me një sistem rus si ai i Putinit. Na duhet një president me integritet dhe personalitet, në një demokraci të mirëfilltë ai ta kryejë funksioin e vet e jo të refuzojë pasi që është zgjedhur nga kjo apo ajo parti politike” tha ai.

Profesoresha  Mirjana Malevska  tha se presidenti duhet të zgjidhet nga ana e parlamentit dhe këtë gjë si pozitive e ka dëshmuar edhe praktika e deritanishme.
“Kur ishte president Kiro Gligorov , atë e zgjodhi parlamenti dhe kishte autoritet dhe legjitimitet më të madh në vend  askush nuk i mohonte këto veti sepse përfaqësuesit politik të asaj kohë ishin marrë vesh dhe e votuan. I njëjti kandidat, pasi doli nga radhët e LSDM-së shkoi  zgjedhje menjëherë iu mohua legjitimiteti dhe i ra fuqia tij politike. Këtë e tregon përvoja” tha Malevska.  
Për profesorin Mersim Maksuti, presidenti konsezual është  zgjidhe e mirë për Maqedoninë.
“Duhet të ketë dhe ndryshime kushtuese sa i përket përqindjes së votuesve për zgjidhjen e një presidenti. Vetëm 40% e votave të popullit të nevojshme për zgjidhjen e presidentit është gabim demokratik” tha Maksuti. /Portalb

Lajme të ngjashme

Back to top button