Vazhdojnë protestat e nxënëzve në “Marija Kiri -Skllodovska”

As ditën e sotme nxënësit shqiptarë të shkollës së mesme profesionale “Marija Kiri -Skllodovska”, nuk janë ulur në bankat shkollore. 

Kjo është dita e tretë me radhë që ata e bojkotojnë procesin arsimor për shkak të largimit nga puna të dy profesorëve shqiptarë dhe zëvendësimin e tyre me profesorë të nacionalitetit maqedonas. 

Të dyja palët, edhe prindërit por edhe drejtori i shkollës edhe sot kanë qenë të këmbëngulur në qëndrimet e tyre. “Deri sa mos të pranohen kërkesat tona nxënësit nuk do të ju kthehen bankave. 

Kërkuan nga ne që të veprojmë në mënyrë institucionale dhe ashtu do ta bëjmë. Kërkesën që ia kemi dërguar drejtori të shkollës do të ia dërgojmë edhe kryetarit të Qytetit të Shkupit dhe Inspektoratit për arsim. Ne kërkojmë që fëmijëve tonë t’u mundësohet që të zhvillojnë mësimin në gjuhën shqipe”, ka deklaruar një prind. 

Përveç rikthimit në punë të profesorëve që janë përjashtuar, prindërit njashtu kërkojnë që të rritet numri i të punësuarve shqiptarë në shkollë, profesorët që do t’i ligjërojnë lëndët të njohin gjuhën shqipe si dhe rikthim të numrit të paraleleve siç ka qenë vitin e kaluar, shtatë dhe jo tre paralele shqiptare.

Lajme të ngjashme

Back to top button